Kunati konflikt me Zenin, kërkon ti rivlerësohet pjesa e pallatit!

14 Janar 2018, 19:41Antena TEMA

Një konflikt i ri ka nisur mes pronarëve legalë dhe jo legalë të pallatit në Vlorë. Zenit i ishin premtuar dy kate të pallatit në shkëmbim të lobimit për nxjerrje të lejes nga KKRTSH në Tiranë meqë ishte ndërtim në vijë bregdetare, si dhe procedurat me bashkinë në Vlorë. Pasi gjithçka përfundoi, Zeni mori dy katet dhe ua shiti  klientëve me çmimin e tregut.

Tani që pallati u rivlerësua në 13 milionë euro, Zeni po kërkon të rivlersohet çmimi me të cilin u pagua.

Këtu Kunati ka hyrë në krizë, pasi blerësit e pallatit nuk janë të gjithë nën kontrollin e tij.

Konflikti është bërë aq i mprehtë, sa Zeni ka kërcënuar se Luli nuk do ti marrë kurrW ato para dhe po erdhi PD në pushtet, nëse nuk i rregullon atij pjesën e vet.

Ndërkohë vjehrri i Lulit nuk e ka shitur pjesën e vet dhe i takojnë 9 milionë euro personalisht. Të tjerët sipas sipërfaqeve që kanë, pasi e kanë blerë një herë tek vjehrri i Lulit.

Për të zgjidhur konfliktin me Zenin, Kunati propozoi një formulë të re. Të mbledhim gjithë blerësit tha dhe të kontribuojnë të gjithë nga 10 për qind prej çmimit të ri të pallatit, duke repsektuar kontratën fillestare me Zenin.

Por dhe këtu pati konflikte mes blerësve që nuk pranojnë të paguajnë.

I shqetësuar për këtë konflikt, Kunati pyeti ish deputetin Ruli se si ta manovronte në një situatë të tillë.

-Kam këtë hall,- tha. Kam një partner që e ka shit pjesën e tij dhe tani kërkon që shtesa që fituam t’i kalojë atij. Nga ana tjetër kam blerësit që duan tu kalojë atyre shtesa. Vetë jam në siklet, se njerëzit thonë, populli po paguan që të pasurohet Luli.

Çfarë mendon ti, si ta paraqes para njerëzve këtë çështje?

-Vështirë e ke biro, po nuk është se ke faj. Kjo ishte betejë mes Avokates së Shtetit dhe Avokates së Popullit. Betejën e fitoi Avokatja e Popullit. Tani le të paguajë populli!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje