Siç dihet, Doktori ka shpallur iniciativën që Kuvendi të miratojë një projekt- rezolutë për mbrojtjen e gazetarëve nga Rama.
Antena zbuloi tekstin e plotë të kësaj resolute, që po e botojmë më poshtë:
“Të shqetësuar për lirinë e shtypit në vend dhe të drejtat e gazetarëve, në cilësinë time si ish- president i Shqipërisë, ish- kryeministër i Shqipërisë dhe një nga 10 armiqtë e lirisë së shtypit në botë, çertifikuar nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në SHBA, kërkoj të miratojmë këtë resolute, që vë theksin tek poshtërimi që Edi Rama po i bën shtypit shqiptar.
T’u jepet fund përdorimit të shprehjes fyese “kazan” për shtypin shqiptar.
Ky është një perversitet politik që kërkon të poshtërojë shtypin.
Gazetari është një luftëtar për shtypin e lirë.
Ai mund të vritet, të rrihet, ose gjymtohet fizikisht, si gjithë luftëtarët armiq, por jo të fyhet me fjalë të pista.
Kjo që bën Edi Rama është sjellje poshtëruese, pasi ai i injoron gazetarët duke i fyer ata me fjalë të ulëta.
T’i jepet fund përkëdheljes së pronarëve të shtypit shqiptar.
Me ardhjen në pushtet të Edvin Ramës, nuk është ndëshkuar asnjë pronar mediash, nuk është gjobitur asnjë prej tyre, dhe biles ata që kanë qenë luajalë me PD, janë bërë miq të afërt të tij.
Ky është fundi i lirisë së shtypit.
Nëse nuk kemi një pol armiqësor mes shtypit dhe qeverisë, liria e shtypit ka marrë fund.
Të sanksionohet me ligj që gazetari duhet të klasifikohet ose mik, ose armik.
Gazetarët armiq, duhet të bëjnë betejë me kryeministrin, deri në vdekje.
Gazetarët miq, të bëjnë ç’të duan.
Të institucionalizohet ‘qytetari digital’ si model i gazetarisë dhe të konsiderohen të ligjshme të gjitha thashethemet e marra prej tij.
Në këtë kuadër dua të theksoj ndëshkimin që i është bërë një gazetareje të TVSH, që funksionon si ‘qytetare digitale’.
Ajo është ndëshkuar financiarisht pse ka thënë një gjë që ka dëgjuar për takimin Rama- Merkel.
Ajo po ashtu ka qenë dëshmitare në zyrën e Llallës, kur e ka marrë Tahiri në telefon, dhe Llalla është trembur.
E gjitha kjo vjen ngaqë qeveria nuk pranon institucionin e ‘qytetarit digital’.
Kjo duhet të sanksionohet me ligj.
Qeveria të ndërpresë pensionin për gazetarët Zamir Dule dhe Bardhok Lala të rrahur dhe gjymtuar gjatë pushtetit tim.
Po ashtu, shumë media, si “Koha Jonë”, “TemA”, apo gazetarë të tjerë që janë përplasur me qeveritë e mija, tani po trajtohen si gazetarë normal, dhe kjo është thikë pas shpine për lirinë e shtypit.
Me miratimin e kësaj rezolute shpresojmë që qeveria “Rama” të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë sot.
Ajo ose duhet të përleshet dhe te vrasë e burgosë gazetarët kundërshtarë, ose të iki.
Tallje si këto të Edi Ramës, nuk pranojmë”.
Kjo eshte fiks fare per Berishen, kriminel qe eshte marr me cdo gje te keqe dhe kriminale ne gjithe vitete qe ka qene ne pushtet,