Meqë shumë opozitarë janë të paqartë përse të protestojnë më 27 janar, Kunati ka bërë një sërë spotesh, në të cilat shpjegon përse duhet protestuar.
Kjo është një mënyrë e mirë që kompania e Kunatit të paguhet për spote, para protestës.
Spoti 1: Protestë kundër Taulant Ballës
Në spotin në fjalë bëhet thirrje për të protestuar për Taulant Ballën, i cili ka propozuar ndryshimin e rregullores së Kuvendit dhe kërkon ta fusë menjëherë në rend të ditës pa mbushur tre javë nga kërkesa.
Protesta e 27 janarit duhet ta detyrojë Edi Ramën që ndryshimet të bëhen pas tre javësh, dhe jo këtë javë.
Spoti 2: Protestë kundër Bashkim Finos
Spoti i dytë u bën thirrje demokratëve të dalin në protestë, pasi Bashkim Fino kërkon t’i zërë vendin Armando Dukës.
Po i zuri vendin ai Armando Dukës, Goni ka kërkuar që të iki deputetja e PD së Durrësit dhe t’ia zër vendin Duka.
Kjo e fut PD-në në krizë, ndaj njerëzit duhet të protestojnë më 27 janar kundër zgjedhjes së Finos në krye të Federatës.
Spoti 3: Protestë kundër Elisa Spiropalit
Spoti i tretë shpjegon se sivjet është “Viti i Skënderbeut”, por këtë vit e ka sabotuar Elisa Spiropali, pasi ka thënë se Skënderbeu i shqiptarëve është Edi Rama.
Shqiptarët duhet të protestojnë më 27 janar, që Spiropali të tërheqë mbrapsht fjalët.
Spoti 4: Protestë kundër Saimir Tahirit
Në këtë spot bëhet thirrje që të protestohet kundër Saimir Tahirit, pasi para disa muajsh ai tha se “nuk keni parë gjë akoma”, por kanë kaluar disa muaj dhe nuk kemi parë gjë vërtet.
Kjo do të thotë se ai po na fsheh diçka.
“Ta detyrojmë Saimir Tahirin të flasë, ndryshe nuk kthehemi në shtëpi”, thotë spoti.
Spoti 5: Protestë kundër Donald Lu
Në spotin kundër Lu thuhet se “ai na premtoi në janar peshq të mëdhenj, dhe janari po ikën pa kapur asnjë peshk”.
Spoti kërkon të detyrojë Doland Lu të dëshmojë se nuk e ka fjalën për peshq nga opozita, por nga qeveria.
Spoti 6: Protestë kundër Ulsi Manjes
Në këtë spot bëhet thirrje për dorëheqje të deputetit Ulsi Manja, pasi ai nuk ka treguar në formularin e dekriminalizimit, se ka njohur me parë Arta Markun, tashmë një kriminele e njohur.
Spoti bën thirrje që populli duhet të dalë në rrugë kundër tij.
Spoti 7. Protestë kundër Spartak Ngjelës
Në këtë spot bëhet thirrje se duhet protestuar kundër Spartak Ngjelës, se është përhapës i panikut kundër opozitës.
Ai flet në emër të SHBA dhe BE, dhe po terrorizon opozitën.
Spoti u bën thirrje Brukselit dhe Uashingtonit, ose të distancohen nga Ngjela, ose do përballen me popullin opozitar.
Spoti 8. Protestë kundër Thoma Gëllçit
Në këtë spot bëhet thirrje kundër “Gëllçit të Zi”, i cili i ka prerë rrogën një gazetareje në TVSH, pasi kjo e fundit ka dekonspiruar bisedën Merkel- Rama.
Spoti bën thirrje që Gëllçi t’i kthejë rrogën dhe të dorëzojë kasetën Rama- Merkel, që ta mësojë gjithë populli.
Në spot thuhet se kjo gazetare ka aftësi të rralla të kuptojë se çfarë thuhet në telefon, ose biseda mes njerëzve që ajo nuk është prezent.
Në një rast tjetër, ajo ka kuptuar nga mimika e Llallës, se ai ishte kërcënuar nga Saimir Tahiri, pas një bisede telefonike.
Pasi po demonstronte spotet, ish- deputeti Ruli e pyeti Kunatin, se a ka ndonjë spot kundër Edi Ramës?
-Kemi dhe një të fortë kundër tij, tha Kunati, po të shikojmë një herë si do sillet me lekët e pallatit, do na i jap para, apo pas protestës.
Por pankarta me e rendesishme qe do te prij protesten e qe do te mbahet nga Tit Vasili dhe Klevis Balliu eshte ajo qe ka te shkruar : ” KERKOJME LEKET E VJEHRRIT DHE KUNATIT”
Duhet te jete edhe nje pankarte ne krye te protestes me kete permbajtjt : “DUAM PARATE E VJEHRIT DHE TE KUNATIT…” Mund ta mbajne keto dyshe : Klevis Balliu – Vasili , ose Alibeaj – Grida ,ose Dash Shehi – Mediu ,ose Monika – Nard Ndoka