Kunati bindet që babi i Klevesit, ka përmbysur komunizmin

26 Janar 2018, 19:13Antena TEMA

Kunati u trondit shumë nga Klevesi, kur dëgjoi që babai i tij kishte përmbysur komunizmin.

I çuditur nga guximi i tij, ndërkohë që babai ishte krahu i djathtë i Hekuran Isait dhe shokut Ramiz, Kunati pyeti dhe një herë babain e vet, si komunist që ka qenë.

-Ore, e mban mend babin e Klevesit, si komunist ti?

-Eh, kush na afronte tek ai ne mo djalë.

Ne ishim roje, ai ishte me udhëheqjen.

-Po se ky djali i tij thotë që ka rrëzuar komunizmin?

-Me thënë të drejtën, ata e rrëzuan.

D.m.th neveria më e madh e komunistëve për komunizmin, u arriti kur shikonin Fahriun me Lal Hekrin, Palin etj, duke pirë raki e duke ngrënë mish.

Këtu komunistët e dorëzuan frontin dhe i hapën rrugë antikomunistëve.

Kështu që unë mendoj se Farua  ka merita, si komunist në këtë drejtim.

Pas kësaj, Kunati nisi të reflektonte dhe ta mendonte pozitivisht këtë gjë, për gjithë komunistët.

Ndërkohë, vendosi të bëjë dhe një herë bisedë me Klevesin, si ja kishte thënë babi atij.

Filloi të flasë me të dhe Klevesi po i tregonte me qetësi dhe bindje, se Farua kishte përmbysur komunizmin, kishte detyruar Ramiz Alinë të jepte dorëheqje, kishte shkatërruar dhe “Zërin e Popullit”, dhe pastaj kishte ikur në PD më 1993.

I çuditur nga bindja me të cilën po fliste, Kunati u impresionua dhe i tha Lulit.

-Përfundimisht Faron kemi më të aftin në propogandë në parti.

-Pse, i tha Luli?

-Një njeri që arrin gënjen dhe djalin, mere mend ç’mund t’i bëjë armikut!

-Eh, ta kishim armikun si Klevesin ne, e kishim kollaj, tha Luli!

4 komente në “Kunati bindet që babi i Klevesit, ka përmbysur komunizmin”

  1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Unë jam dëshmitar
    që dhanë mandatën
    kur Fahro përmbysi
    pa dhun’ … të kunatën.
    *
    Fahro o Klevis
    qef e kishte mezen
    mamin nuk ta prejte
    ta pallonte tezen.
    *
    Te “Rrug e Kavajës”
    e kishin folenë
    shkruan historinë
    me car e me penë.
    *
    Pinin ver të mirë
    hanin edhe mish
    pare kishin boll
    jepnin dhe bakshish.
    *
    P.S.
    Po s’ja vjen më shumë
    të flasësh për ta
    Fahro dallkauk
    Klevi budalla.

  2. Udenishti says:

    Farua kishte mik dhe antarin e byros politike, Llambi Gegprifti, e shau me pas tani i ka lidh telat me te bijen se edi rama e ka be ministre per privatizimin. Kesaj i thone lesh lesh. Faro i gjun keto raste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje