Reflektime më 21 Janar dhe një lëvizje e re e Blushit

21 Janar 2018, 20:19Antena TEMA

Ben Blushi hoqi dorë nga LIBRA. Më në fund u bind se ky popull nuk lexon Libra, por shikon televizion. Popull dembel. Për këtë shkak ai po e mendon serioizsht ti kthehet televizionit. Sipas shumë gjasave ai do të jetë Drejtori i ri i Top Chanel.

Ish deputeti Ruli që dëgjoi lajmin tha: Ky më duket hap pozitiv përpara i Blushit. Në fillim u frikësova se do kërkonte të ndërronte popullin, por po ndërroka tipin e partisë nga Libra në Ekran.

Sandri ka kërkuar të nxirret nga arkiva e Tv Klanit, pjesa ku ai burri me çadër vret një nga protestuesit para Kryeministrisë. Pasi ja vunë para e pa dhe një herë me vemendje montazhin dhe konstatoi se ky është një manipulim i Lulzim Bashës dhe se ai ka keqpërdorur besimin që ka pas Tv Klani tek ai.

-Do ta paguajë ai dhe Monika këtë manipulim që më ka bërë,- tha. Më 27 Janar nuk dua ta shikoj në ekran protestën e tyre. Ma paskan fut një herë, po ma futën për herë të dytë, siç thotë dhe Luli, budalla jam unë.

Luli sot mbajti një fjalim prekës për 21 Janarin. Duke ju bërë thirrje mbështetësve të tij të dalin në miting më 27 Janar ai tha: Te dashur demokratë. Sot më 21 Janar u vranë katër vetë nga qeveria e krimit dhe drogës së Edi Ramës. Dy viktima në Vlorë dhe dy në Tiranë . Në Vlorë qeveria e krimit masakroi nënë e bir, pak para mëngjesit në Tiranë u masakruan një çift të dashuruarish. Ky është ’21 Janari’ i Edi Ramës. Të gjithë në shesh më 27 Janar, të rikthejmë 21 Janarin tonë.

Çuni Faros ka dhënë opinionin e tij për “21 Janarin”. Ai ka shprehur bindjen se katër të vrarët ishin gjallë para se të vriteshin.

1 komente në “Reflektime më 21 Janar dhe një lëvizje e re e Blushit”

  1. Kujtimi says:

    Ajde plera
    Tallen me ATA qe vrane
    Ndiqe o popull LULIN dhe Monen
    Ata JAN BANDIT
    TE ndeshkohen me vote e POPULLIT shum Rende

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje