Gonia i Vlorës ka votuar pro ndërtimit të aeroportit, ndërkohë që disa militantë të PD-së i janë vërsulur Lulit përse nuk ja heq mandatin Gones.
Pas kësaj, Gonia bëri një sqarim publik për militantët:
“Të dashur demokratë!
E di që disa nga ju, janë mërzitur pse votova pro aeroportit të Vlorës.
Më lejoni t’iu shpjegoj arsyet.
E para, unë e dua një aeroport në Vlorë, pasi udhëtoj në gjithë botën me çarter dhe më bëhet mire, që dhe kur shkoj të takoj elektoratin në Vlorë, të shkoj me avionin tim personal.
Kjo do ta lehtësonte shumë punën time si deputet, pasi do isha shumë shpejt pranë halleve tuaja.
Në këtë aspect, jam shumë dakord të ngrihet aeroporti.
E dyta, nuk kam gjë me çmimet e biletave, pasi siç u thashë, unë do të përdor avionin tim privat, dhe më duhet vetëm pista e aeroportit.
E treta, unë do votoj kundër kompanisë turke, pasi kjo është PPP e parë për Vlorën, dhe ajo i takon deputetit më të pasur të Vlorës, që jam unë, dhe jo këta turqit.
Prandaj mos u nxitoni të më shani.
E katërta, dhe e fundit, për të gjithë ata që më thonë pse bëni përjashtim për Gonin dhe nuk e përjashtoni nga grupi i PD-së, dua të sqaroj, se unë ndryshe nga deputetët e tjerë, që e kanë mandatin nga Luli, e kam me djersën time.
Unë e kam blerë 700 mijë euro mandatin, dhe kur njeriu e blen një mall, bën çfarë të dojë me të.
Deputetët e tjerë e kanë të falur dhe ata duhet të respektojnë ata që ua ka falur, unë e kam blerë dhe bëj çfarë të dua me të.
Përkundrazi, Luli më mbetet borxh mua që ja kam blerë kaq shtrenjtë dhe nuk po i nxjerr akoma ato para.
Prandaj merreni qetë, se unë kam planet e mija, për të nxjerrë çdo biznes me fitim.
Deri tani, i vetmi biznes me humbje që kam bërë, ishte ky mandati i deputetit.
Por kam dhe tre vite kohë, shpresoj t’i nxjerr ato para!”