Kunati ka vendosur t’i shkruajë më në fund një letër Trumpit. Sot që nisi java e re pas protestës, Kunati vendosi të tërheqë vemendjen nga mungesa e Lulit, me një letër që të rikthejë besimin se SHBA është me Lulin, por faji është i Lu-ë. Për më tepër që Monika e sulmoi dhe Lu-në në miting.
“I nderuar presidenti Trump!
Unë që po të shkruaj jam Kunati i Lulit. Luli është djali që doli në fotografi me ty, që ka shok atë djalin e Flynnit që është mik me shokun tonë turk Alptekin. Ndoshta të kujtohet nga pranvera e kaluar.
Ne si parti kemi marrë një vendim që të përsëritet votimi për Jeruzalemin në OKB. Kjo mund të bëhet përmes një nisme që mund ta marrë Parlamenti shqiptar me votim qarkullues. Ne si Parlament do kërkojmë që të votohet edhe një herë në Parlamentin shqiptar. Këtu do kërkojmë nga ju të bëni presion direkt mbi qeverinë që të votojnë pro Jeruzalemit. Pastaj përmes votës së Parlamentit shqiptar, ju mund të nxisni një votim të ri në çdo vend të botës, duke i kërkuar çdo qeverie të votojë për ju brenda Parlamentit. Në fund t’i mbledh votat dhe fiton shumicën.
Kjo në Shqipëri quhet votim qarkullues dhe ne e kemi përdorur shpeshherë në vendimet në Bashki. Është interesant dhe nuk duhet nënvleftësuar.
Në shkëmbim ne duam të na heqësh qafe këtë Donald Lu para Shtatorit. Nuk e dimë kë do sjellësh, por të paktën na lërë ca kohë pa ambasador amerikan, se nuk bëjmë dot një protestë se ai del e na çmobilizon protestuesit. Pastaj kemi dhe ne ca të papërmbajtur që e sulmojmë dhe duket sikur jemi kundër SHBA.
Për ta provuar që nuk jemi kundër të propzojmë pikërisht skemën e votimit qarkullues pro Jeruzalemit, dhe kështu dhe ne fitojmë dhe ti mund ta fitosh këtë betejë me gjithë vendet e botës, që nuk i munde dot bashkë, por mund ti mundësh një nga një.
Më kthe përgjigje se duhet ta fusim në votim rezolutën sa më shpejt.
I juaji Kunati!”
O mero djali, pse ju a fut ne mendje ketyre opozitareve tane keto ide, sepse e bejne keta ? ja gjejne anen Trumfit dhe vertet i shkruajne, Hahaha!!