Disa komente rreth zgjedhjeve të Dukës dhe gjyqit të drejtorëve të rrugëve

4 Shkurt 2018, 19:47Antena TEMA

Gara për kreun e FSHF ka disa paradokse që rrallë i gjen.

E para, për Dukën do votojnë kryetarë klubesh që nuk kanë klube, pra që nuk lozin futboll, dhe nuk do lejohet të votojnë drejtues klubesh që kanë klube dhe luajnë futboll.

Përgjigjia e Dukës: Ka shumë rëndësi t’u japim shpresë atyre që nuk kanë klube, se ata që kanë klube nuk kanë çfarë kërkojnë më.

E dyta, për gjithë klubet e paqarta që do të votojnë janë gjetur votues nga Shijaku dhe Durrësi. Kështu për shembull për Velipojën do votojë një komshi i Dukës nga Shijaku dhe për Përmetin një komshi i Gonit nga Durrësi.

Përgjigje e Dukës: Federata e Futbollit e ka për detyrë të forcojë unitetin Veri-Jug. Ku ka më bukur se kur një nga Shijaku voton për Velipojën dhe një nga Durrësi për Përmetin.

E treta, në votim do jenë 12 kryetarë shoqtash që nuk kanë shoqata të regjistruara dhe nuk do votojnë disa kube që janë të regjistruara si shoqata.

Përgjigje  e Dukës: Këto 12 shoqatat kanë votuar sa herë që jam zgjedhur unë. Me ua heq tani të drejtën e votës vetëm se nuk janë të regjistruara është ti fyesh në pleqëri.

E katërta, votimi do bëhet në Durrës ku është qyteti i Dukës dhe jo në Tiranë ku janë zyrat e Federatës.

Përgjigje e Dukës: Populli jonë ka një fjalë të urtë: Afër detit afër mbretit.

E pesta, për Dukën janë angazhuar zyrtarisht PD dhe LSI ndërsa për Finon disa kryetarë bashkish të PS.

Përgjigje e Dukës: PD ka detyrime ndaj meje se më ka pas akuzuar “Duka i krimit” dhe duhet të më pastrojnë emrin, kurse LSI ka detyrime ndaj Narit.

Incidenti në sallën e gjyqit

Në seancën gjyqësore dy ish drejtorët e rrugëve u ankuan se gjatë dy ditëve në burg ushqimi ka qenë i keq.

Ndërkohë salla ishte e mbushur me militantë të LSI që kishin ardhur në shenjë solidariteti me drejtorin e LSI.

Sa herë fliste drejtori tyre ata e mbështesnin. Për herë të parë nga salla pati disa pakënaqësi ndaj deklaratës së dy të burgosurve, kur u ankuan për ushqimin.

Drejtuesi i seancës u çudit. I frikësuar se do kishte reagime kundër tyre nga salla pyeti prokurorin.

-Si shpjegohet që reaguan kundër deklaratës së të burgosurve për ushqimin.

-Do jetë ndonjë nga ata të LSI, që kanë tenderin e furnzimit të burgjeve, tha prokurori.

2 komente në “Disa komente rreth zgjedhjeve të Dukës dhe gjyqit të drejtorëve të rrugëve”

  1. Po ju numuroni mafizlleqet e Don Dukes .????? Si miqt e tij Blater e Platini do perfundoj.Vonon por nuk harron

  2. Dhe ka goje ky kriminel te ulerase per politizim procese.Ky mafioz e ka politizuar e blere procesin bashke me ate mafiozin te vellane qe ndrron emrin e partise cdo vit si dhe me kriminelin e njohur kunatin e tij Nar Koken .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje