Enno me dy në shpjegon pse e rrahën qytetarin tek “Pedonalia”

1 Shkurt 2018, 19:44Antena TEMA

Siç u bë e njohur në shtyp, Enno me dy “n” dhe Bardh Kadilli, u rrahën me një qytetar në “Pedonale”, pasi ai i ofendoi duke u thënë deputetë.

Kjo për shumë njerëz ishte e pakuptueshme, por Enno me dy “n” dha shpjegimin e vet:

“Të dashur demokratë.

Unë me Bardhin po ecnim në qejfin tonë, kur një qytetar na ofendoi, duke na thënë, “a ju deputetët na shkatërruat jetën”.

Për një moment më ngriu gjaku, ndërsa Bardhi u tërbua i tëri.

-Ky është provokator, më tha.

-Toleroje, i thashë, kushedi çfarë halli ka.

Por qytetari e përsëriti ofendimin dhe tha përsëri “ju deputetët…”

Atëhere Bardhi u sul sipër tij me grushte dhe shqelma, dhe unë e ndihmova, se nuk mund ta lija vetëm.

Tani shumë vetë pyesin të çuditur pse ndiheni të ofenduar?

Së pari, e konsiderojmë se ai na porovokoi thellë, duke e ditur hallin tone, që Kunati nuk na futi në listë për deputetë.

Pak se kemi 9 muaj që vuajmë dramën tonë dhe nuk jemi deputetë, por të durojmë dhe talljet e qytetarëve rrugës.

E dyta, tallja e tij me ne, tregon zgjedhjen e keqe të Kunatit.

Edhe pse ai na ka lënë jashtë parlamentit, populli i zakonshëm na konsideron deputetë

Kjo do të thotë që niveli i deputetëve që kanë shkuar në Kuvend, është nën nivelin tonë.

E treat, që ka dhe më shumë rëndësi, është që unë dhe Bardhi jemi sërisht aq aktivë, sa u dukemi njerëzve të zakonshëm deputetë, ndërsa deputetët tanë nuk i njeh njeri.

Të gjithë këta faktorë, bëjnë që të kesh një ndjenjë legjitime revolte kur nga një anë përballesh me zemërimin e popullit me institucionin e deputetit, dhe nga ana tjetër nuk je as deputet.

Pra, jemi në pozitë dy herë të keqe, mbajmë kusuret e deputetëve dhe jemi dhe të papunë.

Kjo natyrisht që të dobëson nervat dhe të detyron të bësh luftë për të mbrojtur veten dhe dinjitetin tënd.

Me këtë rast, Lulzim Basha ta marrë vesh mirë se kë quan populli deputet dhe kë ka bërë ai.

Dhe mbi të gjitha, ta dijë se opozita është bërë aq e urryer, sa populli është gati ta rrahi rrugës.

Po të mos kishim qëlluar unë e Bardhi, që vumë në vend dinjitetin e opozitës, do ishte turp i madh.

Mendo të ishte Gonia i Vlorës dhe ta kishte rrahur qytetari.

Sa turp do ishte!”

2 komente në “Enno me dy në shpjegon pse e rrahën qytetarin tek “Pedonalia””

  1. Elona says:

    Enno me 2 n dhe Fa(h)ro me h
    Sa gallate. Personazhe filmash vizatimore

  2. gomari says:

    Çkeni me vellane tim,eshte i zgjuar edhe trim,e ka stervitur Saliluli,prandaj e ka mbytur tuli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje