Gazeta “RD” ka ndërprerë botimin në print dhe del një herë në javë.
Kjo nuk është kuptuar nga publiku, pasi dhe ashtu nuk e lexonte njeri, por është kuptuar nga Doktori, që dëgjon pasqyrën e shtypit çdo mëngjes tek Bashkimi.
Ai filloi të konstatojë se Bashkimi e lexon “RD” një herë në javë, i urdhëruar nga Edi Rama.
Pasi porositi “RD” të bënte një shkrim për këtë, mësoi të vërtetën.
Pas kësaj, i kërkoi Kunatit shpjegime përse nuk e financojnë “RD”, tani që morën dhe lekët e pallatit.
-Kemi bërë një studim, i tha Kunati, dhe na rezulton se sa më pak ta lexojnë “RD”, aq më shumë e duan PD-në.
Tani që del një herë në javë, numri i njerëzve që kanë respekt për PD është rritur.
Nëse nuk del fare, mendoj se do të jemi më mirë.
-Po festa e “RD” që është bërë zakon çdo vit, i tha Doktori?
-S’ka problem. Një herë në vit nuk bën dëm, tha Kunati. E nxjerrim atë ditë.
Bardh Kadillin e ka thirrur prokurori i Tiranës, të japë shpjegime rreth personit të cilin e qëlloi tek “Pedonalia” në Tiranë.
-Si nisi sherri?
-Ai më shau, më tha deputet, u përgjigj Kadilli.
-Po pse u ofenduat ju, derisa nuk jeni?
-Nuk u ofendova në fillim, por ai më tha, ke bërë lëmsh Pogradecin.
-Po nëse kjo nuk është e vërtetë, pse u nxehët, tha prokurori.
-Po se kuptova që ai më ngatërroi me Klevesin e Fahriut. Nuk e durova dot.
Zeni ka shkuar gjysëm ore në Prokurorinë e Tiranës, për t’u marrë në pyetje rreth skandalit të CEZ.
Pasi ka përfunduar dhënien e gjeneraliteteve, prokurori i ka kërkuar ndihmë, t’i shpjegojë këtë punën e CEZ, se është dosje e madhe me 5 mijë faqe, dhe përton ta lexojë.
-Nuk të ndihmoj dot, tha Zeni, se vetëm sot kam tre dosje.
Kanë arrestuar Andi Tomën, që e kam pas shok, kanë nis hetimet dhe për Rapiskanin, që e kam shok.
Po të më kërkoj çdo prokuror ndihmë tua shpjegoj vetë, i bie që ju të merrni rrogën, unë të punoj.
ha.. ha. eshte thirrur si deshm tar dhe ju gezoheni kaq shume. Sa poshte ka rene karatgjena.
undefined
undefined