Kunati flet per akuzat ndaj Andi Tomës per "Rrugën e Kobit"

3 Shkurt 2018, 19:55Antena TEMA

Kunati nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë politike për arrestmin e Andi Tomës, por ka bërë të qartë se nuk bëhet fjalë për vjedhje.

Shkak është bërë objekti i akuzës për ish- drejtorin e rrugëve të Lulit.

Akuza ka të bëjë me rrugën Gjinar- Elbasan, ndërtuar më 2009 në zonën elektorale të Lulit.

Në deklaratën e tij, Kunati shkruan:

“Të akuzosh Andi Tomën për vjedhje në këtë rrugë, është skandal.

Ju siguroj se asnjë qindarkë nuk ka përfunduar në xhepin e tij.

Unë jam dëshmitar që këtë rrugë Luli ua premtoi në fushatë banorëve të Elbasanit, dhe Andi e mbajti fjalën.

Por e vërteta është se shumë nga ato para, na duheshin për fushatë.

Kështu që biznesmenët që do merrnin tenderin, na dhanë paraprakisht lekët e rrugës për fushatë dhe ne u thamë vazhdoni punën.

Unë  nuk e kam parë si e kanë bërë rrugën më pas, por di të them se as ata, dhe as Andi, nuk janë përfshirë në vjedhje.

Ato lekë i ka marrë populli, pasi janë përdorur në fushatë elektorale dhe siç dihet, në fushatë lekët populli i merr.

Pra, ato janë lekë të rishpërndara paraprakisht tek populli dhe të faturuara tek rrugët.

Në këtë pike, mendoj se akuzat janë të pabaza.

E vëreta është se as banorët e Gjinarit nuk janë ankuar për rrugën, pasi edhe pse ajo nuk u bë tamam si duhej, ajo u rregullua pak.

Po të llogarisësh që shumë lekë, fshatarët i morën në fushatë dhe për vota, mendoj se ata nuk kanë dalë keq.

Më keq nga të gjithë në atë rrugë ka dalë Andi, se ai vetëm firmoste.

Ne që merreshim me menaxhimin, jemi dëshmitarë të pastërtisë së tij në këtë drejtim.

Ndaj i bëj thirrje Prokurorisë ta shikojë këtë çështje, e cila pamvarësisht se duket si korrupsion, në fakt është një rishpërndarje e parave tek populli me vullnet të mirë.”

Pas deklaratës së Kunatit, reagoi dhe ish- deputeti Ruli:

“Pasi pashë shpjegimet e Kunatit për rrugën e Gjinarit, më lindi një ide.

Meqë në rastin e Lulit rruga që ai u akuzua për abuzime quhej “Rruga e Kombit”, këtë ta quajmë”Rruga e Kobit”.

Pasi kur u ngrit akuza për “Rrugën e Kombit” për abuzime financiare, ne e mbrojtëm Lulin se e kishim tonin, edhe pse ai kishte vjedhur, kurse tani duhet ta mbrojmë Andin, se nuk ka vjedhur”.

2 komente në “Kunati flet per akuzat ndaj Andi Tomës per “Rrugën e Kobit””

  1. mmoisiu says:

    Se cberi dhe ai Fari Balliu nje ruge andej nga Vlora ( e bija ligjerisht) di njeri per fatin e saj se me duket dhe ajo nuk perfundoi!

  2. mmoisiu says:

    o Mero vellai,perse nuk e shtyp mesazhin tim per bisnesmenin Fahri Balliu qe mori tenderin e rruges Novosele -Vlore apo dicka tjeter qe mori investime pa fund dhe nuk e di si perfundoi ! O Mero vellai te befsha gropen !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje