Kunati i Lulit në luftë me kunatin e Saimirit

5 Shkurt 2018, 19:55Antena TEMA

Kunati i Lulit është vënë në dilema pas lajmit të botuar në një portal të Zenit, se kunati i Saimirit mbështet Dukën dhe është kundër Bashkim Finos.

I futur në dilemë nëse tani ai duhet të bëhej me Kunatin e Saimirit aleat, Kunati vendosi më pare të pyeste Luin për këtë situatë.

-Kemi këtë situatë. Pasnesër janë zgjedhjet për Federatë.

Kunati i Saimirit është me Dukën.

Ne si duhet të sillemi, duhet ta mbështesim Dukën, apo Finon?

-Nuk ka problem, i tha Luli. Meqë unë dhe  kunati i Saimirit jemi tironso- kosovarë, na takon të jemi me Dukën, kurse ti si Kunati im, dhe Saimiri, jeni nga Tepelena, ndaj  bëhuni me Finon.

Kështu balancohet situata.

-Dakord , i tha Kunati, po duhet ta dish se nga e djathta më shumë fitojnë kunetërit e baxhanakët, se sa udhëheqësit.

Armand Duka i ka ftuar përfaqësuesit e klubeve që do votojnë të mërkurën, të shkojnë që sot tek hotel “Adriatiku” dhe t’ia nisin me pije deri të mërkurën.

Pas refuzimit të përfaqësuseve të klubeve, zëdhënësi i Dukës, shoku Hoxha, tha:

“Zoti Duka nuk kishte qëllim të keq në ftesën që u bëri.

Deshëm të organizonim një kampionat në rërë mes përfaqësuesve të klubeve dhe shoqatave.

Kjo do mbushte dhe boshllëkun e kampionatit kombëtar, që ka pasur disa luhatje.

Refuzimi i kërkesës nuk e ka demoralizuar zotin Duka.

Ai vetë vazhdo të flejë në hotel me ekipin e tij”.

Kandidati rival i Dukës, Bashkim Fino, i ka kërkuar pronarëve të hotel “Adriatikut” që të kontrollojne listën e personave që do të flejnë të martë në darkë në atë hotel, pasi sipas traditës që kanë pasur Dukët, kur vidhnin vota në Durrës, banditët i fusnin në tavan të shkollave dhe dilnin ditën e votmit.

Për këtë do të kontrollohen gjithë tavanet e hotelit që janë me kartonxhez dhe garderobat e çdo dhome, pasi ka shumë mundësi që aty të fshihen njerëz që duan të kërcënojnë votuesit të dielë.

Të trembur nga kërkesa e Finos, pronarët e hotelit kanë vënë lajmërim: Hoteli pranon vetëm njerëz nga rrethet. Shijaksit dhe durrsakët të flenë në shtëpitë e veta.

2 komente në “Kunati i Lulit në luftë me kunatin e Saimirit”

  1. Dule F. Demi says:

    Me vjen keq qe gazeta TemA ka rene kaq poshte nen koqet e Bashkim Finos shokut te Mirit te Xhikes!

  2. Taulant says:

    Shume poshte ke rene o gazeta TemA, ne mision telk lexuesi apo dacibao kineze si forme gjobvenesel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje