Sot në ditën e Shën Valentinit, në selinë e PD ka pas shqetësim.
Roja qysh në mëngjes paralajmëroi se Kunati nuk do lejojë asnjë tufë lule të hyjë në seli për të, se ka ngjallur keqkuptime.
Ndërkohë, Grigja kishte lënë një takim rrufe me Lulin, për të sqaruar situatën.
Pas takimit me Lulin, Kunati bëri një deklaratë për shtyp, ku theksoi se ishte një takim pune, në vazhdën e konsultave që Luli po ndërmerr me aktorët dhe faktorët kryesorë në PD, për të rritur frymën luftarake të opozitës.
Grigja ka pranuar se edhe pse e dërrmuar nga jeta e saj private, do jetë në lartësinë e duhur në Kuvend.
Deklarata e Kunatit u prit me reagime të forta.
Vokshi: Kjo është një situatë absurde.
Unë kam provuar të jem si Grigja në opozitën e parë, por nuk jemi përfolur kurrë.
Detyra e një femre në opozitë është të ngrejë moralin e skuadrës, dhe jo t’i shkrehë të gjithë.
Mendoj se duhet të dalë qartë përgjegjësia.
Ristani: Unë jam nga Zagoria dhe kjo historia e Grigjës me Salianusin më kujton historinë e Gjinos me Maron.
I përshëndes me dialogun e tyre..
(Dhëndri me nusen mbeten vetëm)
Dhëndri
Lozim ndonjë lodër?
Të dua si motër.
Nusja.
Ç’motër më ke mua,
o lum’ e përrua?
Ti më more grua.
Dhëndri.
Pse u zemërove
dhe u hidhërove?
Kur s’lot ndonjë lodër,
s’të dua si motër,
të dua si mëmë!
Po hajde të flemë,
se më mori gjumi.
Nusja.
Fli të marrtë lumi!
Kadilli: Unë e kam të vështirë të shkoj tani në zonën elektorale në Qarkun e Korçës.
Deri më sot e justifikoja qëndrimin jashtë Kuvendit duke thënë se Salianji është si Gjinua, që duhet toleruar.
Por tani Gjinua që nuk na e mbushte mendjen, na doli i fortë.
Mendoj se ka ardhur koha t’i hapim rrugë garës, se kjo paska qenë me hile.
Bogdani: Tirana ka nevojë për deputetë seriozë dhe me integritet.
Është turp i madh që në ditën e Shën Valentinit, në vend të urojmë gratë, duhet të urojmë kolegët tanë që bëjnë dashuri në parlament.
Ish- deputeti Ruli: Ç’të të them mo bir.
Dramë e madhe është.
S’ka më keq se sa të hysh në në politikë duke hap llaf që ke kap Doktorin, e të dalësh nga politika duke se të kanë kapur me Salianjin.