Zgjedhja e Presidentit kombëtar fut në sherr Shqipërinë me Kosovën

18 Shkurt 2018, 19:00Antena TEMA

Propozimi i Edi Ramës për të pasur në të ardhmen një President Kombëtar të përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën ka ndezur sherrin mes dy vendeve.

Siç dihet figurat e Kosovës që janë popullore në Shqipëri nuk i duan në Kosovë. Ata që janë popullorë nga Shqipëria në Kosovë, nuk i duan në Shqipëri.

Ndaj propozimit ka pasur reagime të ashpra.

Ilir Meta: Atyre që u vret syri posti i Presidentit të Shqipërisë, janë në kërkim të gjetjes së presidentëve kombëtarë, por njerëzit nuk janë naivë. Sa herë ka hall Kosova tek unë troket. Ja dhe Ramushit unë ja zgjidha hallin me Malin e Zi. Kjo më bën jo vetëm President kombëtar, por dhe ndërkombëtar.

Hashim Thaçi: Po s’di vallai si me e komentu këtë gjë, veç na janë ngatërru shumë punët. Edhe kështu ne e kemi një president Historik Ibrahim Rugovën, një President republike që jam unë, tashë dhe një President Kombëtar bëhena shumë. E vetmja shans është me e kry unë këtë punë, se do ngatërrohen njerëzit me tre presidenta.

Ramush Haradinaj: S’di kur e mendoj Edi Rama këtë gjë, se kur po pijshim raki ke baba në shtëpi, nuk ma tha. Veç dhe unë si kuptojsha shumë fjalë që thoshte pa lidhje. Meqë ne e kemi presidentin historik Rugova dhe Presidentin e Republikës Thaçi, mendoj se më takon mu me qenë president kombëtar.

Sali Berisha: Kjo është një përpjekje e Noriegës së Ballkanit për të rritur influencën e drogës në rajonet shqiptare dhe për të kthyer edhe Kosovën në plantacione droge. Ai do emërojë president kombëtar Habilin, pasi vetëm për atë ka konsensus nga trafikantët e drogës në Kosovë. Por ne nuk do ta lejojmë kurrë.

Lulzim Basha: Kjo është një përpjekje për një ndryshim të ri të Kushtetutës. Kërkon të emërojë president Baton Haxhiun. Është një provokim pasi bëhet në përvjetorin e parë të “çadrës” dhe synon të më joshë sërisht të hyj në çadër. Por më gënjeu njëherë dhe ishte faji tij. Po më gënjeu prap është faji im.

1 komente në “Zgjedhja e Presidentit kombëtar fut në sherr Shqipërinë me Kosovën”

  1. Ari says:

    Ide fantastike sepse presidentet e tashem jane kot. Por ky president kombetare do binte bashkimin e popullit Shqiptare me Kosoven pra United States of Albania. Gje qe politikanet e sotem nuk e duan sepse humbin kolltuket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje