Kunati u ka shpërndarë moderatorëve të televizioneve një manual se si të sillen kur kanë të ftuar Doktorin në studio.
Moderatorët duhet të pranojnë paraprakisht manualin dhe të firmosin se janë dakord me kërkesat, ndryshe Doktori nuk u shkon në emision.
Më poshtë në manual jepen disa shembuj se si duhet të sillen dhe të pyesin moderatorët.
Ja njëri prej shembujve.
Moderatorja: Kemi fatin të kemi në linjë telefonike Doktorin, i cili është shqetësuar nga një prej të ftuarve tanë.
Në fillim dua të të kërkoj ndjesë për ndonjë kritikë të tepëruar ndaj jush, por jam shume e nderuar që u kam në linjë.
Doktori: Përshëndetje, kam shumë respekt për ju, por më falni, keni një vrasës në studio, që duhet ta nxirni jashtë…
Moderatorja: Na fal Doktor, se na iku situata nga duart, por ju mund ta thoni mendimin tuaj lirshëm.
Doktori: Keni një vrasës që ka vrarë njerëz më 21 janar, i ka vrarë dhe i ka filmuar, se ai nuk kish si ta dinte që do vriteshin, po të mos i vriste vetë, dhe tani bën sikur ka zbuluar krime…
Moderatorja: Interesante Doktor, ky është një lajm që ja, e thatë në emisionin tim dhe jam shumë e nderuar që e thatë këtu, pasi këtu thuhen të vërtetat.
Ju jam shumë mirënjohëse.
Gazetari: Mund t’i përgjigjem Doktorit…?
Moderatorja: Të lutem se Doktori është në linjë, kushton telefoni, nuk mund ta ndërpresim.
Po Doktor, mund të vazhdoni…
Doktori: Bëni mirë që vrasës të tillë mos t’i ftoni në emision, pasi ata helmojnë shqiptarët me akuza të pabaza dhe i bën dëm profesionalizmit tuaj të lartë.
Moderatorja: Na e bë hallall Doktor, se në fakt menduam që nuk do dilje në linjë, por tani e kuptova që ju shikoni vetëm emisionin tim dhe të jam shumë mirënjohëse, nuk do e përsërisim më.
Shpresoj që herë tjetër të flasim dhe ti të jesh i ftuar këtu.
Do flas dhe me kolegët e mi të jenë të sjellshëm.
Doktori: Patjetër, fol dhe më thuaj.
Ky është kodi i sjelljes që mund të lejohet në debatet me Doktorin.
Por para se të shkojmë këtu, duhet që paraprakisht të garantohet Doktori që në emision nuk do ketë gazetarë provokativë, pyetjet do bëhen rreth arritjeve të Doktorit si politikan, dhe rreth temave që ai ka interes.
Për çdo moderator të paqartë, mund të ndiqni emisionet e Fevziut, Enit dhe gazetarëve të tjerë korrektë.
Eni Vasili kjo berishiane e semure qe kalon ne orgazem sa here ka perballe Sali kriminelin.
Diku ka gelltitur nje luge corbe…