Peticioni i shoqatave të gazetarëve për debatin Berisha – Hoxha

28 Shkurt 2018, 18:10Antena TEMA

Ne shoqatat e gazetarëve shqiptarë dhe Unioni i Gazetarëve shqiptarë, jemi të shqetësuar nga ajo që ndodhi në një studio televizive ndaj- ish presidentit dhe ish- kryeministrit Sali Berisha.

Duke qenë lufëtarë të fjalës së lirë, ne i tërheqim vëmendjen kolegut tonë Artan Hoxha, se nuk mund të flasë ashtu kur ka përballë një personalitet politik.

Akuzat ndaj zotit Berisha, siç e ka thënë dhe Zeni, djali i tij, synojnë të frikësojnë zotin Berisha dhe ta tërheqin atë nga misioni fisnik i politikanit, gjë që do të jetë një dramë e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët

Me këtë rast, ne shoqatat e gazetarëve të Shqipërisë dhe Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i kërkojmë ndjesë në emër të të gjithë gazetarëve zotit Berisha, dhe i premtojmë se kjo gjë nuk do të përsëritet më.

Shqetësimi që kolegu ynë Hoxha i ka shkaktuar zotit Berisha, u vërejt dhe një ditë më pas, kur zoti Berisha u detyrua ta sulmojë përsëri dhe të na bëjë thirrje ta izolojmë dhe të mos e nxjerrim në ekrane.

Ne si shoqata nuk jemi për dënime kaq ekstreme, por do të mjaftohemi me faktin që ai të detyrohet së paku të mos flasë më kundër zotit Berisha.

I tërheqim po ashtu vëmendjen zonjës Eni, që nuk i parapriu incidentit dhe e la zotin Hoxha të fliste deri në fund, duke ngritur akuza të paverifikueshme.

Duke kërkuar mirëkuptimin tonë nga zoti Berisha, ne do të angazhohemi që në të ardhmen të jemi më të përgatitur për të shmangur situata të tilla dhe për të mos lejuar që personalitete të tilla politike të nëpërkëmben në studio televizionesh dhe faqe gazetash.

Duke i uruar suksese në detyrën e tij si qytetar digital, shprehim mbështetjen tonë të lartë për gazetarinë profesionale, të ndershme dhe të faktuar, që ai po bën.

Me respekt

Shoqatat e gazetarëve shqiptarë.

8 komente në “Peticioni i shoqatave të gazetarëve për debatin Berisha – Hoxha”

  1. tarasi 2 says:

    keta te shoqatave te gazetareve, kane bere shume mire me kete deklarate ,por me qense ndihen keq, per ate qe i beri Artani berishes ,keta te shoqates le ti bejne e nje gojore saliut se mbase ndihen me mire,

  2. Lala says:

    Padiskutim qe e ka shkruajtur Blend Fevzi Toptani.!!!???
    Perfundimi KAZAN.

  3. Lala says:

    Me siguri e ka shkruajtur Bled Fevzi Toptani.Perfundimi KAZAN.!!!???

  4. Vjosani says:

    Hahah, shume e bukur satira.

  5. "BOHOTINA" says:

    Kur ta marresh vesh ti Tarasi 2 nenekuptimin e ketij fejtoni do te kete pjelle lepuri ariun…

  6. Zani Burimi says:

    Bravo Shoqata e Kazanit!

  7. Rin says:

    Normal qe do i kerkoj ndies gazetaret zotit bersh
    Shumica e ktyre gazetarve jan kryminela siq ishte saliu ne kohen e ti
    Artan hoxha nk ofendoj zotin berish por itha te verteten mes gjith shqiperis dhe artan hoxha esht i vetmi gazetar qe thot te verteten dhe nk flet kurr pa prova
    Kshu qe kjo shoqata tja rruj topet artan hoxh

    1. COLOMBO says:

      CJANE KETA QE PERFAQSOJN SHOQATEN E GAZETARVE:ARTAN HOXHA KA MBESHTETJEN E MBAR OPINIONIT VENDAS DHE TE HUAJ .SI KY TIP GAZETARESH I DUHEN VENDIT ,E JO GAZETAR ALABAK BRAVO ARTAN BJERI ME GODITJE TE FORTA KE MBESHTETJEN E MBAR OPINJONIT PUBLIK SHQIPETAR BRAVO ARTAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje