Grigja i shpjegon Kunatit mesazhet e tmerrshme në telefon!

3 Mars 2018, 18:40Antena TEMA

Sot Grigja vendosi të bëjë publike shumë nga mesazhet që i vijnë asaj në telefon, shumica e të cilave janë kërcënim për vetvrasje. Kunati pasi i lexoi i dha leje asaj t’i bëjë publike që të kuptojnë peshën që ajo ka në opinionin publik.

Ja disa prej tyre:

E nderuara zonja Grigja. Mësova i dëshpëruar për atë që të ka ndodhur me zotin Salianus. Dëshpërimi mbuloi gjithë shtëpinë tonë. Kam disa ditë që nuk më zë gjumi. Më del gjumi në mesnatë dhe mendoj për ju të dy dhe fatin tuaj të trishtuar. Si mund të jesh kaq fatkeqe. Disa here më ka shkuar mendja të dal në dritare dhe të hidhem nga kati i pestë kur mendoj që ju nuk ju lënë të gëzoni lumturinë tuaj. Ky është fundi i botës. Kjo është diktatura më e tmershme që mund të kenë hasur ndonjë herë shqiptarët. Mirë që je modeste dhe pranon të lidhesh me Salianusin, por dhe me atë nuk të lënë rehat. Mendo sikur të ishe lidhur me Doktorin apo Lulin.

Unë jam një admiruesja e jote. Nëse duhet ndalet kjo barbari ndaj jush më thuaj se jam gati të sakrifikohem. Jam gati të hidhem nga kati i pestë vetëm që ju të mos keni asnjë pasojë nga ajo çfarë keni bërë…

Në një mesazh tjetër thuhet:

E dashur Grigja. Kam disa ditë që jam në depresion. As më hahet as më pihet. Sa herë vjen vakti i bukës të kujtoj ty dhe më pritet oreksi. Është një situatë e tmerrshme. Njerëzit e shtëpisë duan të më çojnë në spital se mendojnë që jam çmendur. Në fakt jam shumë në rregull. Nuk e kuptoj si mund të ta bëjnë ty këtë. Më thuaj e dashur çfarë mund të bëjmë për ty. Nuk duam as bukë, as gjellë, as ujë, as drita vetëm ti me Salianusin të jesh mirë. Jam gati të vras veten”.

Mesazhi tjetër:

“E dashur Grigja. Nuk e kuptoj si PD hesht dhe të lë ty të vetëm në këtë rast. Kam dëgjuar disa herë Lulin me shpresë se ai do të dalë zot, por nuk flet. Kam parë mos shkruan gjë Zeni, por as ai nuk flet. Pres që Doktori të bëjë ndonjë deklaratë të fortë për ty por as ai nuk flet. Dhe Karmina në postimin e fundit foli se si do martohej në një hotel me shtatë yje me Zenin dhe si ka bindur Doktorin që milionat i ka fituar nga instagrami dhe jo nga pazaret e Zenit. Vetëm për ty nuk flasin e dashur. Kjo është një situatë e tmerrshme. Po mendoj të vras veten që të tërheq vemendjen e PD për ty. Na ke pranë në çdo rast.”

Por mesazhi më interesant të cilën Grigja nuk donte t’ia lexonte Kunatit ishte ky:

“E dashur Grogja. Ti je idhulli im. Unë tek ty kam parë sensualitetin e femrës, finesën e saj, integjencën e gruas shqiptare, fuqinë e saj për të magjepsur meshkujt dhe mbi të gjitha vizonin tënd për të ardhmen e gruas shqiptare. Ti na ke hapur sytë të gjithave, pasi ishim mbyllur në katër muret e shtëpisë dhe mendonim që burri është fati ynë. Ti na ke treguar e para që gruaja e fortë e bën vetë fatin e saj. Por dyshoj se këtë Salianjin ta kanë futur për të prishur syrin e keq dhe të largojnë mbështetjen tonë.

Por unë vdes e nuk të tradhëtoj. Do vras veten po të ndodhi gjë, por dhe në varr nuk do gjej dot qetësi, pse dreqin je lidhur me Saliunusin dhe jo ndonjë tjetër më të hajrit.”

 

5 komente në “Grigja i shpjegon Kunatit mesazhet e tmerrshme në telefon!”

  1. Gimi says:

    Putana te ka koha lere profesionin e kurves se i mjeri yt bir cfar heq ne shkoll. Ik fshihu se ske me ftyr.

    1. Refat Likellari says:

      Kjo eshte femer qe me perpara hap shalet se sa hap gojen. Edhe kur ben shurren hyn ne orgazem.

      1. artur says:

        Po ti ku e di,kandilin i ke mbajtur?

  2. sumqina says:

    Ec aty bushter e ndyr…ndyresohu dhe dermohu sic thu ti o e cmendur…hahaha je bet gazi i botes.

  3. artur says:

    Boll se e bere balte fare.Gjithe kjo balte qe po hidhni ul dhe kredibilitetin tuaj.Ka shume kritike per ti bere politikes se PD-se dhe Grides por ju e keni kthyer ne personale dhe mereni me jeten personale duke kaluar cdo krevat gjumi pa piken e hezitimit.Keni kaluar aq shume kufirin sa me jepni pershtypjen qe sponsorizoheni nga klika kundershtare brenda PD-se per gjithe kete sipermarje balte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje