Pas botimit të një raporti të thellë investigativ nga shtypi amerikan, rreth lobistëve të Lulit në SHBA, provohej që kompania në fjalë kishte në çadrën e saj dhe një kompani që ofronte shërbime vajzash ukrainase.
Nga i gjithë raporti, Grigjës i mbeti mendja aty.
Donte ta fliste patjetër me Salianusin këtë çështje.
Sapo u takuan, ajo filloi t’i shprehë makthin e vet.
-Ndjehem fajtore me Lulin, tha.
Të gjithë e kemi marrë si lider ideal, si jashtëtokësor, si njeri që nuk ka nevoja si gjithë njerëzit e tjerë, dhe ja se ç’kemi bërë në fund.
-Çfarë ka ndodhur, i tha Salianusi?
-Po ja, shtypi amerikan ka provuar që ky ka gjetur një lobist që merret me rusët, me Trumpin, dhe me femra ukrainase.
Me siguri i kanë ofruar dhe këtij ndonjë shërbim, dhe mirë ka bërë.
-Nuk besoj, tha Salianusi. Luli s’do ta bënte kurrë këtë.
-Mos vë bast, tha Grigja. Ato gjëra jepen paketë.
Ai s’do prishet me lobistin për ca femra.
Ajo që më shqetëson mua, është fakti si nuk na ka shkuar mendja ne, por e lamë situatën që ai të ngelet në dorë të ukrainaseve.
-Ke të drejtë këtu, tha Salianusi.
Por nuk më është dukur kurrë se ka ambicje të tilla. Unë rri shpesh me të.
-Rri kot, tha Grigja, se ai këtu të takon ose me gruan, ose me Kunatin, s’ke çfarë bën.
Puna është ta kishim kuptuar vetë dhe t’i jepnim shansin.
-Ke të drejtë, tha Salianusi.
Tani e kuptoj pse na toleroi dhe ne.
Na e ka kuptuar hallin, si për vete. Kjo tregon që është njeri i mirë.
-Unë kështu kam menduar gjithnjë, tha Grigja.
Po përsëri nuk më del e keqja që ai është dorëzuar tek disa ukrainase.
Ne mund ta kishim zgjidhur pa kosto këtë punë.
-Rëndësi ka që kjo gjë mos të kuptohet nga gruaja, tha Salianusi.
-Kam frikë se ajo do ta lexojë me laps në dorë artikullin, se bëhet fjalë për para, tha Grigja, dhe do ta kuptojë.
Kam frikë mos i hap telashe të shkretit.
-Bëjmë një zgjidhje, tha Salianusi.
Hapim fjalë që këtë kompaninë e femrave ukrainase e kemi sajuar ne, që mos të gjendeshin lidhjet ruse të lobistit.
-E bëjmë, tha Grigja, por puna është që do ta ha unë përsëri.
Do më thonë mirë që shet apartamente nga dy herë, po shitke dhe femra nga dy here.
E moj Grida kur ia paske dhene batjava edhe nje cope mishi me dy sy si Salianjit, pse nuk te ka shkuar mendja tek Luli se kush do ta ferkonte te ziun pas gjithe atyre dusheve ne parlament… A po ti Grida e ke mendjen akoma tek Ylli Pango langua?
Ukrainaset jan te gjata te holla te drejta kurse grigja esht si shtup e shtremt. Ik se s ben as per ate pun.