Grigja reagon ashpër ndaj kritikëve të Lulit, që duan të bëjnë parti

4 Mars 2018, 19:40Antena TEMA

Pas paralajmërimeve të kritikëve të Bashës, se do të shikojnë mundësinë për të krijuar një parti të re, Grigja ka reaguar ashpër, duke treguar arsyet përse ata nuk kanë çfarë i bëjnë Lulit:

“Kam përë këto ditët e fundit, disa ish- drejtues të PD, që duan të krijojnë një perceptim ambig mbi të ardhmen e PD, duke shfaqur njëkohësisht dhe eklektizimin e tyre, në raport me atë që sendërtohet si e ardhme e PD.

Në këtë konfigurim absurd të dëshirave të tyre që kanë një intesion personal në raport me të përgjithshmen, unë mendoj se ata nuk i përshtaten kohës dhe sfidave të saj.

Nga pikëpamja politike, ata janë ish- kolegë të Doktorit, të cilët nuk kanë guxuar kurrë t’i thonë Doktorit koleg, kurse unë i kam thënë që muajin e parë si deputete, dhe në këtë pikë kemi një diferencë të madhe.

Ata janë njerëz që Doktori i ka thirrur në PD, kurse unë kam ardhur me forcat e mija, me djersën time dhe mundësitë e mija, si pjesë e një fluksi të ri që mbishtresoi vizionin e tyre homogjen.

Ata janë njerëz që nuk kanë bërë asnjë sakrificë në jetë, nuk kanë qenë kurrë të penalizuar në luftë për t’u bërë biznesmenë, nuk kanë provuar kurrë çdo të thotë të përballesh në gjyq dhe në përmbarim me klientë të tu.

Thjesht kanë marrë vetëm rrogën që u kanë dhënë.

Në këtë pike, as që mund të krahasohemi.

Nga pikëpamja etike, mendoj se PD ka më shumë nevojë për femra të bukura dhe me stil, se sa për meshkuj të zymtë dhe gra të forta.

Ata nuk kanë as fuqi të të dhurojnë një çik shpirt, por sapo bien në dashuri me një grua, martohen, ndërkohë që unë i kam rezistuar kohërave, duke mos ju dorëzuar dashurive të çastit, në raport me martesën.

Nga pikëpamja ideologjike, ata mbështeten tek militantët, një kategori njerëzish pa tru që i kam njohur në fushatë në Durrës, që mërziteshin me mu pse njihja socialistë dhe pse kisha qenë dikur me PS.

Në fakt, e ardhmja e PD nuk besoj që janë ata, por krijimi një grupi uniteti rreth Lulit dhe përgatitja për pushtet.

Nuk dua të flas pastaj për aftësi personale.

Më shumë drejtor bankash njoh unë, se ndonjë nga ata që ka qenë ministër Financash, dhe më shumë merret shtypi me fustanin tim, se me deklaratat e tyre.

Edhe qëndrimi i tyre ndaj përfoljes sime me Salianusin tregon se i kam kap në befasi, pasi ata mendonin dhe pëshpërisnin se gjoja unë kam një raport sekret me Doktorin, dhe u tronditën kur morën vesh me Salianusin, pasi nuk besojnë që jam njeri pa kërkesa, mjafton të kesh lekë.

Për gjithë këto arsye, mendoj se PD dhe Luli nuk ka nevojë për ata.

Siç e ka thënë i nderuari Nard Ndoka, po nuk të vuri Luli në listë, nuk je deputet, dhe ata nuk janë në listë”.

5 komente në “Grigja reagon ashpër ndaj kritikëve të Lulit, që duan të bëjnë parti”

  1. Gimi says:

    Grigja nuk ka as nivelin e rojes te dera e PD. Esht debile budalle. Aman ore “bukuria” e ksaj nga mesi e posht te llahtaris. Aman ore ku ju cvishet katunarve me ato kembet si sallom i shtremt.

  2. Ari says:

    Sado shum ta shash kte “femer” ordinere esht shum pak nga cfar meriton. GIJOTINEN e ka hak. Kjo nuk esht as femer as grua as nën…esht thjesht nje TURP.

  3. epopulate says:

    Thank you for the comment Debs ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje