Grigja vendosi ta ndiqte bashkë me Salianusin mbrëmë intervistën e Lulit.
Të ulur pranë e pranë, ata po përpiqeshin të kapnin pikat e forta, se ku do mbrohej Luli, dhe t’i përdornin pastaj në shtyp.
Por zhgënjimi i Grigjës ishte i paparë.
Fillimisht Luli nuk mbante mend se ku kishte dërguar paratë.
U mundua, u mundua, dhe nuk ja doli dot.
Aty Grigja shpërtheu.
-Si ka mundësi, as se ku i ka çuar paratë se mban mend?
Salianusi heshti.
Pastaj erdhi pyetja tjetër.
– Pse paratë e Lulit, lobisti i mori nga rusi dhe jo direkt nga ky?
-Nuk besoj, tha Luli. Lobistit tim do t’i jetë dukur sikur i ka marrë nga rusi, por i ka marrë nga mua.
Mund t’i jem dukur unë si rus!
Grida shpërtheu prapë.
-Si mund të ndodhë kjo, s’ka mundësi.
Si nuk e mban mend njeriu nga merr paratë.
Unë mbaj mend dhe qindarkat.
Salianusi heshti.
Pastaj erdhi pyetja tjetër se kush ja ka dhënë në të vërtetë 500 mijë dollarët.
Edhe këtu Luli nuk ishte i sigurtë.
-Unë mbaj mend që u mblodhën 500 mijë dollarë për PD-në, di dhe që u paguan, por se kush i mblodhi e se kush i pagoi, nuk di gjë dhe nuk mbaj përgjegjësi.
Grigja shpërtheu përsëri.
-Kjo s’më ka bërë vaki kurrë, tha.
Unë për të tjerë kam mbledh para, dhe s’ua kam dhënë, por të mbledhin të tjerë për mua e mos t’i japin, përmbys botën.
Luli qeka i pazoti.
Salianusi heshti përsëri.
Në fund, Fevzo i tregoi dhe kontratën që tregon se Luli ka paguar paratë përmes atyre rusëve nga një vend në Guatemala.
Luli e mohoi përsëri. Dukej i hutuar.
Aty Salianusi u ngrit i gëzuar.
-E gjetëm, tha.
-Hë, tha Grigja. Çfarë të themi?
-Do themi është ngatërresë. Është fjala për Partinë Demokratike të Guatemalës.
Edi Rama e ngatërron qëllimisht.