Grigja i ankohet Salianusit për paaftësinë e Trumpit me shtypin

8 Mars 2018, 18:10Antena TEMA

Sot Grigja kishte një bisedë akademike me Salianusin.

E nisur nga ajo çfarë po i bën shtypi amerikan Bashës për lidhjet ruse dhe financimit të lobimit të tij në SHBA, Grigja shfaqi rezerva për Trumpin.

-Në fillim më pëlqeu, tha Grigja, se nuk pyeste për shtypin, por tani po tregohet i dobët, se as shtypi s’po pyet për të.

Nuk e kuptoj se si ai lë të përflitet Lulin, kur Luli ato para për të takuar Trumpin e donte.

-Nuk është aq e lehtë, i tha Salianusi.

-Ua, nuk është e lehtë thotë ky!

Po unë një copë femër jam dhe me një telefon, e hoqa lajmin nga thuajse gjithë gazetat dhe gjithë portalet, dhe nuk e lashë të dilte në asnjë televizion.

Pse Trumpi s’ka një femër të bukur si unë, t’i marrë vetë gjithë pronarët në telefon, t’u lërë një kafe, t’i marrë me të mirë… për këtë punë duhet stafi.

-E nuk është e lehtë aty, se janë pronarët shumë të vjetër, nuk u shkon mendja për seks më.

-Po mirë mo, të kapte ndonjë gazetar, ndonjë gazetare, një gjë ta bënte.

Ja shiko këtu.

Të njëjtin shkrim që e boton “New York Times”, “Mother Jones”, “Zëri i Amerikës” dhe gjithë media amerikane, këtu se boton asnjë, përveç dy portaleve dhe ndonjë gazetë.

Po se ne punojmë vëlla , dalim në punë çdo mëngjes.

Nuk e kuptoj me se merrret ky Trumpi kur nuk ndalon dot një shkrim të tillë.

Ja thamë dhe që është paguar me lekët e drogës.

-Ke të drejtë, i tha Salianusi.

Në raport me Trumpin, Luli është më i aftë.

Luli të paktën ka 80 për qind të shtypit nën kontroll.

Trumpi s’ka gjë në terezi. Edhe për ca para që mezi i gjetëm për të, po na telendis.

-Po kështu është kur merr grua vetëm për të qenë e bukur, shfryu Grida.

E bukur kam qenë dhe unë, po që 25 vjeç kam punuar në ndërtim si pronare, jam ropatur.

Po më vjen të iki nja një javë në Uashington dhe ta shohë ajo Ivanka ku përfundon.

2 komente në “Grigja i ankohet Salianusit për paaftësinë e Trumpit me shtypin”

  1. dora says:

    Ec aty shtup e shtremt.

  2. gomari says:

    Ćfare do te thoni GD mua nuk me tradheton dhe nuk kam pik dyshimi se eshte kurve e ndershme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje