Pas debateve të mëdha që kanë nisur nga SHBA në Tiranë, rreth përfshirjes së Lulit dhe lobistit të tij në financimet ruse, Prokuroria e Tiranës ka hapur çështjen dhe ka nisur thërret një nga një zyrtarët e PD.
I pari ka qenë Ristani.
Hetimi ndaj tij ka dështuar.
Fillimisht prokurori e ka pyetur si e mban mend ai kohën para nisjes së Bashës në SHBA.
-Kam qenë i pirë atë javë nga dëshpërimi që nuk po dilnim nga çadra, tha Ristani.
-Po javën kur Luli erdhi nga SHBA?
-Kam qenë i pirë nga gëzimi, tha Ristani, se Luli kishte dalq në foto me Trumpin.
-Po për lekq, ke dëgjuar gjë, kush paguante?
-Ku di unë mo burrë kush paguante, unë nga dy- tre dopio kam marrë.
-E kam fjalën mos kanë qenë financime ruse, tha prokurori?
-Po jo mo burrë, unë të thashë dopjo raki, jo vodka, i tha Ristani.
Këtu prokurori e kishte humbur durimin dhe e kishte lënë të lirë.
Luli pas kësaj ishte trembur më shumë dhe Grigja e nuhati këtë.
-Ai ka nevojë për ne sot, i tha Salianusit.
Ashtu siç kishim ne nevojë dy javë më parë për të, kur ti më dërmove shpirtin dhe nuk më dhe një çikë shpirt, ai sot ka nevojë për ne, ti japim kurajo.
Ti duhet të pranosh që financimet i ka bërë PD, biles paratë i ke mbledhur ti.
-Dakord jam, tha Salianusi.
Por duhet të bëj gati ndonjë letër, se nuk është kollaj.
-Kam unë kontrata të gatshme kur shisja nga dy herë apartamentet.
Kam një listë apartamentesh.
Bëji sikur i ke pas ti dhe i ke shitur, dhe ja ku doli burimi i parave.
-Ashtu e bëjmë, tha Salianusi. Vetëm ta dish se unë burgun se mbaj dot.
-Mua do më kesh pranë, i tha Grigja.
-Tek ty s’kam besim, se ti shkon me kingun e PD, tha Salianusi, jo me më heroin.
Po të paktën të më vërë në listë prapë, po dola.
Me me kingun e PD hahaa. I cmende krejt mero