Grigja merr përsipër të bëhet Mata Hari për Lulin

11 Mars 2018, 19:37Antena TEMA

Në takimin e sotëm me Salinusin, Grigja kishte një ide origjinale.

-Ka vetëm një rrugë,- i tha Salianusit. E kam menduar gjatë dhe jam gati ta bëj.

-Çfarë të bësh?

-Të nisem për SHBA. Nuk kemi rrugë tjetër.

-Cili është plani?

-Të flasim një herë me Kunatin, të na lidhë me atë turkun që ka shok Luli, ai të na lidhë me këtë Muzin, dhe të shkoj ta takoj vetë.

-Po ai tani është nën hetim.

-S’ka problem. Më gjeni nja 200 mijë dollar t’i kem në dispozicim, shkoj e takoj atë, ja prish mendjen, flas si mund t’ia fusë ai Lulit, çfarë mund të bëhet për ta shpëtuar atë dhe kam besim që për një javë e bëj të zbërthehet komplet tek unë.

-Si mund të ma bësh këtë, – tha Salianusi. Dhe pastaj më akuzon që të kam dërrmuar shpirtin.

-Kjo është punë profesionale. Mos i ngatërro gjërat. Unë jam në gjendje të shkoj ti prish mendjen dhe të futem në lojë me të sikur duam të shesim Lulin.

-Po pastaj?

-Pastaj ai do më zbërthehet mua, unë do jap disa prova sikur gjoja jam gati ta informoj rreth Lulit dhe kështu mund të mësojmë, a do na shesë ai, apo jo.

-Po qe se do na shesë, çfarë të bëjmë?

-Çfarë të bëjmë? E shesim të parët ne. I shkoj atij të FBI, i them jam “Mata Hari” e Lulit, kështu qëndron puna dhe ata e varrosin atë.

-Po qe se nuk ka ndërmend ta shesi, i tha Salianusi. Çfarë do bësh? Do ikin gjithë këto shpenzime kot.

-Jo kot nuk ikin se vazhdoj me të. Kaq borxh ma ka Luli. Ja vlejnë tipa të tillë. Janë nivel i lartë. Më ka ik jeta me mashtrues kot shqiptarë, duke shitur nga dy herë apartamentet. Ky të merr dhe lekët dhe bën sikur të ka gjetur lek.

 

 

1 komente në “Grigja merr përsipër të bëhet Mata Hari për Lulin”

  1. kunji says:

    GRIDA JU KA NGJITUR SIDEN DONZHUANEVE TE PDse PRANDAJ NUK FLASIN SE PER PANGON BENE NAMIN,ME THANE QE DHE SALES JA KA NJIT SE LULI E KA MARE NE HOLLANDE SE E HA MBRAPA…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje