Grigja dhe Salianusi zëvendësojnë festat e Doktorit me festat e tyre

16 Mars 2018, 19:03Antena TEMA

Grida dhe Salianusi vendosën të marrin iniciativën të heqin 20 shkurtin si ditë e përkujtimit të viktimave të komunizmit.

Kishin kohë që e mendonin.

Pas sherrit që Grigja ka pasur me Doktorin kur e quajti koleg, po mendon seriozisht si të distancohet prej tij.

Një nga këto gjëra është distancimi nga festat që ka caktuar Doktori.

-Ne po e reformojmë tërësisht PD-në, i tha Grigja, Salianusit.

Kemi ndërruar Kryesinë, Këshillin Kombëtar, kemi ndryshuar konceptin e punës, mënyrën si komunikojmë e shumë gjëra të tjera.

Ka ardhur koha të heqim dhe festat që na ka caktuar Doktori.

Duhet të caktojmë festat tona.

-Ke të drejtë, tha Salianusi.

Vetëm duhet bërë kujdes, se demokratët janë mësuar ta bëjnë pushim 20 shkurtin.

-Ne duhet të japim dy datat tona, tha Grigja.

Ose 18 shkurtin, ditën kur ngritëm çadrën dhe nisëm “Republikën e re”, ose 26 shkurtin, ditën kur në çadër fola unë për herë të parë.

-Më mirë 26 shkurtin se ajo mbahet mend, tha Salianusi.

Bile atë javë u formulua dhe “Republika e re”.

Mendoj se është shumë mirë 26 shkurti.

Kështu u vendos.

Grigja u ul dhe bëri gati relacionin për 26 shkurtin si “Dita e përkujtimit të viktimave të komunizmit”.

E bëri projektligjin dhe ja çoi profesor Spahos.

-Më vjen keq, i tha Spaho, nuk mund të heqim një festë që e ka caktuar Doktori dhe ta çojmë në datën 26, vetëm se ke fol ti në çadër.

Çfarë lidhje ka e folura jote në çadër dhe “Republika e re” me viktimat e regjimit komunist.

-Ka, i tha Grigja, dhe është shumë e thellë.

Duhet ta kuptosh ti dhe kushdo tjetër, se viktima më  e madhe e regjimit komunist në Shqipëri ishte çadra jonë.

Komunizmi e vrau çadrën tonë edhe 25 vite pas rënies së tij.

Ndaj ne duhet të përkujtojmë këtë gjë.

-Po po të jetë kështu, e lëmë më 18 maj, i tha Spaho, kur u bë “Marrëveshja”, se ajo na mori më qafë, jo më 26 shkurt!

-Jo, se dhe atë do ta zëvendësojmë, i tha Grigja, por mendojmë që me 18 majin  të dublojmë përkujtimin e “Marrëveshjes së  Mukjes”.

Të mbarojmë punë me këtë njëherë.

Ndërkohë që Grigja dhe Salianusi ranë dakord për projektligjin, Spaho foli me Doktorin dhe sqaroi situatën.

-Si do bëjmë, i tha Grigja? Firmat i mblodhëm, duhet depozituar si projektligj.

-Më vjen keq, i tha Spaho.  Fola me Doktorin dhe më tha që ky është projekt i vjetër i Edi Ramës, për t’u harruar që Enver Hoxhën e hoqëm zvarrë.

-Po ti a i tregove që është projekt i joni? Që është ideja e kolegëve, imja…?

-Patjetër që i thashë, dhe ai më tha: Po të thashë mor zotëri, që është ide e Edi Ramës!

1 komente në “Grigja dhe Salianusi zëvendësojnë festat e Doktorit me festat e tyre”

  1. Arbeni says:

    Mire kryesine dhe kshillin kombetar I ndrrove,P.O. saliun e Viçidolit akoma di ta mbani?Sa te jete ai ne PD partia juaj do fitoj te Noc Rrikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje