Sot në “Ditën e Verës”, Grigja po përpiqej të gjente një mesazh opozitar.
Luli dhe Rama kishin shkuar të dy në Elbasan dhe vëmendja e shtypit ishte atje.
-Dua të zgjeroj këtë kauzën time për të varfërit dhe të pastrehët, i tha Grigja, Salianusit.
Nuk di pse s’po më ecën, por unë po kërkoj çdo ditë mendime dhe sugjerime nga populli, që t’u përkushtohem të varfërve dhe të pastrehëve.
Këta i kam pas merak gjithnjë.
-Nuk funksionon, tha Salianusi.
Qeveria as që do t’ia dijë për ta.
Ja sot, i pe njerëzit të gjithë rrugëve të gëzuar për ballokume!
-Duhet të bëhemi më inovativë, tha Grigja.
Duhet të marrim dhe mendimet e tyre, çfarë kanë atë hall më të madh.
-Po shtëpia është halli më i madh, tha Salianusi.
Por qeveria deri tani garanton shtëpi vetëm për LGBT-të.
Të tjerët s’kanë asnjë shans.
-Ja, kjo është ide interesante, tha Grigja.
Duhet të testojmë opinionin publik pse vetëm ata.
Ky është diskriminim pozitiv.
-Mos na fut në sherr me ata, tha Salianusi.
Po qeveria e ka bërë me hile. E di që LGBT shqiptarët nuk deklarohen, dhe kështu që nuk kërkon njeri shtëpi.
Është mashtrim. Nga një anë bën sikur ndihmon LGBT-të, nga ana tjetër synon t’i diskretitojë ata.
-S’më kishte shkuar në mendje kjo, tha Grigja.
Zakonisht mashtrimi më i madh me shtëpitë është t’ua shesësh dy herë apartamentin njerëzve.
Kjo që të mos shesësh asnjë nuk më kishte shkuar mendja.
Duhet ta bëjmë problem këtë.
Duhet t’i bëjmë presion qeverisë, sa buxhet ka planifikuar për këto shtëpi dhe mbi çfarë statistikash është bazuar.
Bile është mire t’ia sugjerojmë Lulit ta thotë në Elbasan.
-Jo në Elbasan, tha Salianusi, se aty të zë radhën qyteti për shtëpi me këto kritere.
Ta thotë kur të vij në Tiranë.
-Duhet të nxisim dhe këta kritikët e Lulti të flasin për këtë, tha Grigja, që të paktën mos ta marrë barrën PD, ta mbajnë ata.
Ja do flas njëherë me ish- deputetin Ruli.
Pas pak, i sugjeroi Rulit se duhet bërë problem kjo tallja e qeverisë, që bën sikur u jep shtëpi LGBT-ve falas, ndërkohë që ata nuk deklarohen.
-Më vjen keq moj vajzë, i tha Ruli.
Ajo është kompetencë e qeverisë, në do ua jep, në do s’ua jep.
Problemi është që ne duhet të ndryshojmë statutin e PD dhe të mos i japim falas PD-në një b…q…
Kaq mund të bëjmë ne si opozitë.