Sot Grigja ishte e hutuar. Kauza e saj për njerëzit në nevojë nuk po ecte si duhet.
Hapi gazetat në mëngjes dhe pa që ishte dhjetëvjetori i “Gërdecit”. Pa disa foto me shtëpi të shkatërruara dhe njerëz të vrarë.
Thirri Salinusin menjëherë.
-Sot duhet të shkojmë në Gërdec ,-i tha. Të shikojmë si i ka lënë qeveria në mjerim viktimat e Gërdecit.
-Kujdes mos u nxito.- i tha Salianusi. Me sa di unë qeveria i ka rregulluar ata. U ka dhënë lekë cash në dorë, u ka rregulluar shtëpitë, i ka ndihmuar ekonomikisht, u ka çuar fëmijët në shkollë..Mendoj se qeveria ka bërë shumë punë.
-Uau. Kur qenke bërë socialist ti,- tha Grigja. Jam e bindur që gjendja është katastrofike. Ja ku është 20 minuta. Shkojmë e vijmë.
-Unë them të mos shkojmë,- tha Salianusi. Mbaj mend shumë mirë që qeveria i ka ndihmuar ata.
-Po mirë shkojmë tek familjet e viktimave,- tha Grigja. Ata do kenë ndonjë ankesë.
-Është me zarar,- tha Salianusi. Ndoshta shajnë Doktorin.
-Ua harrova që kanë vdek në kohë tonë ata,- tha Grigja. Harrova se atëhere isha me PS se kisha burrin në ambasadë. E kam fiksuar sikur e bënë gjëmën kundërshtarët. Punë dreqi. Kemi ardhë ca vonë në PD. Po kam një ide.
-Çfarë?
-Të shkojmë në Gërdec dhe ti tregojmë qytetarëve si i ka lënë deputeti i Vorës Patozi, njerëzit në mjerim. Në vend që të rrijë pranë njerëzve në nevojë, pasi ka qenë deputet kur shpërtheu “Gërdeci”, ai tani sulmon Lulin.
Kjo do jetë një ide origjinale, për të thënë që fajin për “Gërdecin” e ka Patozi.
-Kjo po,- tha Salinusi. Kjo është interesante. Këtë mund ta themi dhe në Kuvend. Të gjithë ata që nuk ndihmuan viktimat e “Gërdecit” i kemi heq nga PD. Jemi reformuar. Ky është shembull i qartë se si jemi distancuar dhjetë vjet më pas nga “Gërdeci”. Bile dhe viktimat po e marrin veten. Ja Zeni po bëhet gati për dasëm.
-Ide fantastike,- tha Grigja. Do ta them në Kuvend.