Grigja e shqetësuar për tokën e Kunatit tek “Rëna e Hedhun”

17 Mars 2018, 18:29Antena TEMA

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lezhës dhe stafit të tij për falsifikime me regjistrimin e tokës tek “Rëna e Hedhun” në Shëngjin, Grigja u shqetësua për fatin e tokës së Kunatit.

Gjatë fushatës elektorale, Grigja kishte marrë pjesë  në negociatat për tokën që do jepej si shpërblim ndaj partisë, për kandidimin.

Tani që u zbuluan dokumentat, del që toka e Kunatit është rishitur.

-Nuk di në çfarë emër e ka pasur kur e ka shitur, tha Grigja, se më këtë që ka bërë me lekët e rusëve, tregon që ky është i papjekur për këto punë.

Dhe më e keqja është se nuk na pyet as ne, që kemi përvojë.

-Me siguri e ka rregulluar, tha Salianusi.

Nuk i shpëton gjë atij.

-Kjo është shumë delikate, tha Grigja, se ta pësosh ngaqë shet një gjë dy herë siç më ka ndodhur mua hallall, se je i qartë vetë, por ta hash pa e shitur asnjëherë, është fundi i botës.

-Kam bindjen që do t’i ketë rregulluar, tha Salianusi, është i zgjuar ai.

Problemi tani është se mos flasin të arrestuairit në qeli.

Janë shumë dhe do t’i iki ndonjërit goja.

-Edhe unë atë frikë kam, tha Grigja.

E mbaj mend si sot kur më tregoi Kunati tokën.

Po ecnim të dy mbi shpat të kodrës tek “Rëna e Hedhun”.

Përballë kishim detin.

Ishte një pamje shumë frymëzuese.

-Kjo është toka jonë tani, tha Kunati.

Mua mu kujtua ai filmi me Tuç Makun, se në fakt tokë e atij ka qenë dhe ajo.

-Toka jonë, përsërita dhe unë me vete.

E mbaj mend, ishte shumë i lumtur atë ditë.

-Ky i Lezhës më doli djalë i besës, tha. Tokë premtoi, tokë dha.

Këta të tjerët premtojnë lekë e nuk japin asgjë.

-Unë i premtova se do merresha vetë me këtë punë dhe do t’i mblidhja çdo detyrim.

Në darkë u kthyem të kënaqur në Tiranë.

3 komente në “Grigja e shqetësuar për tokën e Kunatit tek “Rëna e Hedhun””

  1. Life is game says:

    O grida shkina ( serbe) po c’ merresh me kunatin qe ka parrullen ” beje vete qe te dali ” keq ( mire).
    C te duhet oj goce! Mos e shit kot profesonalizmin! Pd do e marri familja e Kolegut Berisha, mbas nje viti! Luli dhe kunato jane planifikuar te jene pjese e stafit familjar! Mos harxho kot energji! Shof Salianjin dhe hidj syte ke partia e re! Ose …ose mbdetesh gjithsesi simpatike!

  2. lokja says:

    Ju ndoshta se besoni por te RANA E HEDHUN GD dhe Salushi vine dhe bejne plazh NUDO……

  3. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Sa hajdara theve
    sa shum’ u punove
    Gridëro moj Grida
    siç u gridërove.
    *
    Sa jaranë kishe
    sa fort u pallove
    Gridëro moj Grida
    siç u gridërove.
    *
    Sa dashnorë kishe
    Sa falimentove
    Gridëro moj Grida
    siç u gridërove.
    *
    *
    *
    Po me TemA ç’pate
    shumë u fërkove
    Tani boll o Grida
    boll na gridërove.
    *

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje