Grigja i shkruan Carla Brunit: Jemi gati të nisemi nga Lezha në Paris

20 Mars 2018, 19:53Antena TEMA

Lajmi se ish- presidenti Sarkozi u mor në pyetje nga policia dhe po qëndron ende në qeli për financime të dyshimta nga Gadafi, ka shkaktuar shqetësim tek Grigja.

Në një letër dërguar gruas së tij Carla Bruni, Grigja shkruan:

“E dashur Carla!

Në këto momente të vështira për ty dhe burrin tuaj, jam pranë jush me shpirt dhe zemër.

Ajo që regjimi diktatorial i Macronit po bën ndaj ish- presidentit Sarkozi, është një gjë e papërfytyrueshme.

Mafia politike në Francë kërkon të përlyejë një nga presidentët më të mirë të Francës, vetëm se ai ka shkuar për një vizitë tek Gadafi dhe ka dalë në foto me të në çadër.

Aty kush nuk ka qenë.

Edhe Luli ka qenë në atë çadër me Gadafin, bile nën frymëzimin e asaj çadre ngriti dhe vet një çadër në Bulevard, por kjo s’do të thotë që ka marrë para.

Jam shumë e shokuar se si partia juaj është gjendur e papërgatitur dhe nuk po bën protesta.

Po pres me orë e minutë të mbushni sheshet dhe rrugët e Parist në mbrojtje të Sarkozisë.

Nëse jo, jam gati të sjellim njerëzit tanë nga Lezha, të cilët prej dje e kanë pushim, se kanë arritur falë protestave të tyre, të lirojnë kryetarin e Bashkisë që na arrestoi diktatori jonë.

Ne e dimë shumë mirë sa i rrezikshëm është Macron.

Ai ka gjithë huqet e diktatorit tonë Edi Rama, biles i pëlqejnë dhe atletet e tij.

Ky i ka çuar një palë atlete dhuratë dhe për këtë duhet hetuar, se ndoshta nuk i ka deklaruar.

E marr me mend që dhe huqet e tjera i kanë njësoj.

Akuzat për financim të paligjshëm po tenton të na i bëjë dhe ne Edi Rama.

Meqë nuk na ka gjetur dot para të Gadafit, kanë shpikur sikur kemi marr para ruse.

Për këtë kanë paguar shtypin amerikan dhe atë europian për të na akuzuar.

Por ne jemi të vendosur.

Rreth 3 mijë vetë janë të gatshëm në çdo kohë të protestojnë para gjykatave dhe nuk tërhiqemi nga rruga jonë.

Shpresoj që edhe me ndihmën tonë dhe solidaritetin tonë para gjykatës në Francë, Sarkozi të lirohet dhe të kthehet shëndosh e mirë në shtëpi.

Jam e dëshpëruar për heshtjen e popullit francez, popullit që ka bërë revolucione, që ka përmbysur diktatura dhe ka kënduar “Marsejezën”.

Është e pafalshme se ai hesht për arrestimin e burrit tuaj.

Shpresoj që një orë e më parë, populli të zgjohet dhe të marrë në dorë fatet e veta.

Pranë jush me mish e shpirt.

Ju keni qenë idhulli im gjithë jetën,

E juaja, Grigja”!

6 komente në “Grigja i shkruan Carla Brunit: Jemi gati të nisemi nga Lezha në Paris”

  1. ce says:

    Ky eshte nje artikull fantastik vetëm se ne balle te marshimit per ne Paris ne përkrahje te Sarkozise duhet te jene Grigja , Salianji, dhe Strazua me republike ne koke dhe patllake ne brez , se eshte rruge e gjate e kur te bej pushim Grigja me Salianjin ne ndonjë rrenxe peme Strazua duhet te jete ne gadishmeri,,,

    1. antonio says:

      Ne lufte per ceshtjen e partise jemi gati!
      Gjithmone gati me nga nje pako kondome ne xhep!

  2. Besniku says:

    Mire eshte qe Gridha te mos shkoje vetem, por me Salibythe, ose me Lulezimen e PD. Keshtu krijohet nje treshe e kendshme dhe Karla
    do te mbetet e befasuar nga ky kombinim i jashtzakonshem.

    Nese Luli nuk ka mundesi te shkoje per shkak te problemeve filo-para-ruse, te shkojne Gridha dhe Salianusi vetem.
    Me kete rast mbyllen edhe thashethemet qe jane perhapur kohet e fundit per seks-ertizem virtual.

  3. shvejku says:

    Nuk eshte aspak etike qe ne fund te letres te mos jete edhe emri i super hamshorit Salianji qe eshte gati te ngreje kembet e …gjithe demokrateve te ndershem ne mbrojtje te se vertetes!

  4. dora says:

    Kan ngatru burr…duhet te rrasin ne burg burecin e baxhelles grigj qe kjo ta kaloj jo vetem diten por edhe naten me salianusin….shtremsir.

  5. loni says:

    KETO QE JU FILLON EMRI ME KAR….GRIDA I KA SHUME QEJF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje