Grigja bën plane për zbimin e agjentëve rusë nga PD

27 Mars 2018, 19:41Antena TEMA

Meqë qeveria zboi dy agjentë rusë nga Tirana dhe opozita nuk ndjehet pjesë e këtij aksioni, Grigja i ka propozuar Lulit që për të rivalizuar qeverinë, PD në mënyrë të pavarur të zbojë dy agjentë rusë nga PD.

Për këtë, ajo merr përsipër të bëjë hulumtimet e saj, për të kuptuar kush nga pjestarët e stafit të Lulit është agjent rus.

Në rekomandimin e saj për Lulin, ajo propozon që një agjent të jetë nga zyra e shtypit dhe një agjent të jetë nga sektori i jashtëm.

Ja arsyetimi i Grigjës:

“Unë mendoj se ne duhet të tregojmë pozicionin tonë kundër Rusisë dhe të mos kompleksohemi nga akuzat se jemi financuar nga Rusia.

Për këtë propozoj që ne të reflektojmë dhe të zbulojmë vetë agjentët rusë në radhët tona.

Së pari, mendoj që një agjent ta gjejmë në zyrën e shtypit.

Aty kemi të punësuar katër vetë.

Një që bën si këshilltar, një zëdhënëse, një gazetare dhe një që merret me teknikën.

Dikë nga këta duhet ta nxjerrim me lidhje ruse.

Për këtë duhet parë kush ka pas takime me diplomatë rusë, kush ka shoqëruar ndonjë gazetar rus, kush ka mbajtur rusë në shtëpi, kush ka marrë ndonjë honorar prej tyre e kështu me radhë.

Me siguri po të gërmosh, do dalë dikush.

Me këtë rast ia faturojmë këtij gjithë qëndrimet pro-ruse në shtyp, të PD-së.

Do themi që janë propagandë e tij, se është paguar nga rusët.

Agjentin e dytë them ta nxjerrim nga sektori i jashtëm.

Aty kemi shumë interes, pasi sido që të përfundojnë akuzat për financimin rus, e kemi një fajtor të gatshëm në sektorin e jashtëm, i cili do bëhet përgjegjës që nuk ka verifikuar më parë që kompania lobuese ishte me pronar rus.

Kjo na jep komoditetin, që dhe nëse skandali bëhet publik, ne të dorëzojmë si agjent rus dikë nga sektori i jashtëm.

Mendoj se në këtë rast, sa më i fortë të jetë skandali, aq më lart duhet ta ngrejmë nivelin, dhe nëse na duhet të sakrifikojmë shefin e marrëdhënieve me jashtë.

Duhen parë dhe lëvizjet e tyre jashtë shtetit dhe ndonjë takim me femra ruse në hotele.

Kjo gjë na jep komoditetin që të quhemi njerëz pa komplekse për punën e rusëve dhe t’i ndëshkojmë vetë armiqtë e brendshëm, pa qenë nevoja të ecim nën shembullin e qeverisë.

E rëndësishme është që këta dy agjentë të dalin me lidhje dhe me kritikët e Lulit në publik, që me atë rast dhe ata të quhen pjesë e lojës ruse në PD.”

Pasi lexoi arsyetimin e Grigjës, Kunati vuri një shënim:

“Rusët zakonisht fusin agjente femra të bukura.

Propozimet e tua na çojnë tek meshkuj të shëmtuar.

Duhet të thellohesh më shumë”.

3 komente në “Grigja bën plane për zbimin e agjentëve rusë nga PD”

  1. sumqina says:

    Duhet te thonit: ruset fusin agjente me fytyr fshatare dhe me kemb dhe tru te shtremta qe te mos dekonspirohen.

  2. Lumi A says:

    Hahaha e forte kjo thenja e fundit. Je I papare Mero. E mbyte kete pis femer. Jam I sigurte se tani eshte penduar per gjyqin ndaj teje.

  3. loni says:

    Zbulova nje sekret : Grigja ka qejf qe perpara se te pallohet duhet rraf mire se keshtu vjen ne…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje