Pas lajmit për vendosjen e taksës tek Tuneli i “Rrugës së Kombit” Grigja ka reaguar duke i dalë në krah kolegut të saj Flamurit.
“I dashur Muli!
Sot jam e indjinuar pa masë dhe jam plotësisht me ty.
Si deputet i Kukësit, Hasit dhe Tropojës, ti ke qenë njeriu që qeveria të ka pas halë në sy në parlament. Ti ishte deputeti më i lidhur me zonën, pasi i kishe gjithë kuksianët dhe tropojanët në Tiranë dhe i takoje çdo mëngjes dhe i mbaje të informuar. Është pikërisht kjo arsyeja që qeveria vendosi taksën e Rrugës së Kombit, pasi kërkon të ndërpresë lidhjet e tua me elektoratin.
Ata duan që ti të mos komunikosh më me elektoratin tënd, pasi i tremben popullaritetit tënd, ideve të tua dhe mbi të gjitha dashurisë që elektorati ka për ty.
Me këtë akt ata duan ti mbajnë kuksianët në Kukës dhe të të detyrojnë ty çdo ditë të shkosh në Kukës ti takosh duke paguar taksën.
Unë e di që ti e ke aq burrëri dhe bujari sa ta paguash përditë atë taksë, e të mos ndahesh nga elektorati yt. Por nuk është vetëm halli yt.
Ka mijëra të tjerë që kanë nevoja të tilla dhe nuk e përballlojnë dot. P.sh. gazetarët e Qim Pekës, tani qeveria po i masakron duke mos i lejuar të shkojnë tek të afërmit e tyre në Kukës. Qeveria ka bërë një studim të thellë dhe ka zbuluar se ata janë të gjithë nga Kukësi dhe i ka goditur pikërisht këtu për t’i shkatërruar.
Kjo përveçse një goditje ndaj Kukësit në tërësi është dhe goditje ndaj lirisë së shtypit.
Nga ana tjetër strategu i medias së qeverisë, Fuga, po përpiqet të godasë emisionin televiziv të Fevzos, i cili fton rregullisht ose Batonin ose Beratin nga Kosova. Me këtë rast, ata janë të privuar të vijnë në Tiranë dhe kjo mund të rrezikojë mbajtjen e emisionit. Edhe kjo është strategji e Edi Ramës kundër lirisë së shprehjes.
Por mendoj se goditja kryesore është e drejtuar ndaj emrit të asaj rruge që ja ka vënë Doktori. Deri më sot ajo është quajtur “Rruga e Kombit” pasi bashkonte kombin. Tani ajo do quhet “Rruga e Korbit”, pasi në atë rrugë do shetisin të lirë vetëm korbat, pasi nuk kalon më këmbë shqiptari.
Pra sido që ta rrotullosh kjo është një goditje e cila jo vetëm kërkon të varfërojë Veriun, por dhe të godasë lirinë e shtypit dhe turizmin.
Të shpresoj i nderuar koleg që do ma kuptosh drejt shqetësimin dhe do më mbështesësh në parlament për këtë çështje”!
Grida ka hallin e saj se nuk i vijne dashnoret qe ka ne Kukes e Tropoje, por me rrogen qe ka ua paguan vete taksen( Kete ka dashur ti thote Nokes)
Grigja ka fillu me u p*llu me Mulin se maloket kane nom te modh por jane hund rrenca……