Tani që beteja e Doktorit ndaj Lulit po bëhet më e qartë, Grigja po mendon të marrë përsipër përgjegjësitë e saj.
Meqë Doktori i ka hequr vështrimin dhe ajo nuk ka më shans të rehabilitohet, ka vendosur të faktorizohet duke u bërë sulmuesja kryesore ndaj tij.
E ka menduar me qetësi tezën e saj të sulmit:
“Të dashur demokratë.
E kuptoj se rikthimi i Doktorit ka qenë ëndrra juaj e kahershme, e cila mban gjallë shpirtin tuaj luftarak, me emocionin që iu sjell lufta e tij.
Unë po ashtu e di që ëndrra juaj më e madhe është që Doktori të mos kish ikur kurrë nga pushteti.
Po realiteti duhet parë siç është dhe ne sot gjendemi para faktit se PD ka ikur nga pushteti prej Doktorit, dhe jo Doktori prej PD.
Nëse Doktori do kishte bërë me kohë ndryshimet që bëri Luli më 2017, PD nuk do kishte ikur nga pushteti.
As më 2013.
Tani është vonë ta korrigjojmë atë.
Problemi është se shumica e shqiptarëve mendojnë se nëse PD kthen Doktorin, nuk është më PD që merr pushtetin, por është PS që nuk e humbet më kurrë pushtetin.
Prandaj nëse duam që PD të vijë në pushtet ndonjëherë, jo vetëm që nuk duhet të mërzitemi me ndryshimet e Lulit, por duhet t’i thellojmë më tej ato, që t’i japim garanci shqiptarëve se Doktori nuk do të kthehet më.
Pastaj kur ta marrim pushtetin, Doktorin aty e kemi, mund ta bëjmë çfarë të duam.
Por pa e marrë pushtetin, detyra jonë nuk është të kërkojmë kthimin e babës, por ti gjejmë PD-së një babë të ri, që ta mbajë në këmbë shtëpinë.
Për gjithë këto arsye, jam e detyruar t’u them se demokrat i vërtetë sot është ai që do të kthehet PD në pushtet, dhe ai që kërkon të kthehet PD në pushtet nuk mund të kërkojë të kthehet Doktori në krye të PD-së.
PD ka nevojë sot vërtet për Doktor, se është e sëmurë, por jo për atë Doktorin që mendoni ju, se nga ai mund të vijë vdekja e PD-së, dhe jo ngjallja e saj.
Jam e gatshme të marr përgjegjësi për këtë që them, dhe të luftoj deri në fund, pasi është diçka që e besoj.
Doktorin e respektoj si koleg, por kurrë më si kryetar.
PD duhet të shikojë përpara.
Si vajzë Durrësi që jam, kam vënë mend nga historia e Haxhi Qamilit dhe gjyshërve të mi, që thërrisnin “Duam Babën”.
E kam paraysh si sot këngën që këndonin atëhere:
Tri pushka moj gjemoi deti
Kujton nemcja se u bo qameti.
S’ashtë qamet, por ashtë murtanë
Vjen Kavaja me gjithë Tiranë.
Gajret çuna e ju faltë zoti!
Se princ Vidin s’e zen k’tu moti
S’e princ Vidin s’e zen k’tu moti
Kemi lemun o prej baroti.
Zojë e Vidit po i krifte flokët:
– Refik bej, o ç’i bone shokët?
Refik bej o ç’i bone shokët
Shif si t’ikën o porsi lopët.
Ky princ Vidi po ban medet
Ngeli asqeri o në Shkozet.
Në Shkozet o bre në Kashar-e
S’bohet pushkë o me katunar-e.
Mal në mal po këndon bilibili
Trim m’i trima Haxhi Qamili.
Haxhi Baba me vegjëli
Qiti Vidin me dymbdhjet’ mijë.
Këtë gabim nuk duhet ta përsërisim më.
Princ Vidi i ri i PD është Lulzim Basha, dhe ne nuk do ta lëmë ta hedhin në det.”
Diten qe ka hy kjo rruspije ne pd kjo parti u be bordello.
Jemi mësua të vëmë buzën në gaz kur lexojmë antenën. Por kjo që lexuam nuk ishte në këtë frymë. Edhe zhargoi fantastik i Grigjës, kripa e kësaj antene nuk duket këtë radhë askund. Keni paraqitur një Grigjë të arsyeshme, ose më saktë, një Grigjë që mund ti hyjë në punë kujtdo, por jo antenës. Edhe nja dy shkrime si ky dhe keni për të parë se antenën nuk ka për ta lexuar kush më.
ah moj ruspije