Pas sherrit që demokratët e Kukësit kanë pasur me Flamurin dhe Mond Spahon për protestën, dhe akuzave të tyre se Flamuri ua kishte me hile për protestën, si mik i Çetit, Grigja ka reaguar, duke i dalë në mbrojtje Flamurit:
“Po ndjek me shqetësim reagimet e disa demokratëve nga Kukësi, të cilët akuzojnë Flamurin se në Kuvend ditën e enjte, e ka quajtur paralajmërimin e protestës si të stisur nga Edi Rama.
Ky është një gabim i madh dhe bëhet ose nga njerëz dashakeq, ose nga njerëz që nuk e njohin Flamurin.
E para, Flamuri kishte të drejtë në parim, pasi shumë nga organizatorët e protestës, ishin ata që organizuan dhe protestat tek Liqeni në Tiranë, dhe Flamuri ka të drejtë të dyshojë që janë njerëz të Edi Ramës, që ai i fut për të relativizuar opozitën.
Nga Edi Rama çfarë nuk pret, dhe Flamuri është njeri vigjilent.
E dyta, jam kundër akuzave se meqë Flamuri ka qenë minister, i ka pasur punët mirë me Kastratin, që ka koncesionin, dhe tani ai bën lojën e tij.
E vërteta është që Kastrati është hasian, ndërsa Flamuri është nga pjesa gorane, dhe ata nuk shkojnë me njëri- tjetrin.
Gjithë ngatërresa vjen nga fakti që në vend të Flamurit, ministër real quhej Gon Kuliçi, dhe atë e shikonin me Kastratin.
E treat, akuzat ndaj Flamurit se ai nuk përfaqëson demokratët e Kuksit në këtë protestë, lëndojnë rëndë ndjenjat e Flamurit.
U ndjeva keq që demokratët e Kukësit, refuzuan dhe betimin e Flamurit, i cili tha se ‘jam gati të vdes tek tuneli dhe hirin ma hidhni nga Ura e Kukësit në liqen’.
Arsyetimi se nga hiri mund të ngrodhnin peshqit në liqenin e Fierzës është fyes, pasi ju doni ta lini njeriun jo vetëm pa zonë elektorale dhe pa popull, por dhe pa varr.”
Reagimi i Grigjës provokoi debate të mëdha online.
Një prej demokratëve të Kukësit shkruajti një koment:
“E dashur Grigja.
Ne jemi ngritur në protestë të dhunshme kundër taksës dhe kundër Flamurit për një arsye të vetme, pasi Edi Rama na thotë, si ka mundësi që duroni Flamurin dhe nuk duroni dot një taksë 5 euro.
Nuk duam t’i japim argument atij legeni”.
Flamurin e durojne se jane po aq budallenj sa ai.
Me Flamurin PD as per 100 vjet nuk vjen ne pushtet.