Grigja propozon që Flamuri t’u japë kuksianëve shtëpi në Sarandë

31 Mars 2018, 19:13Antena TEMA

Një propozim i ri ka dalë nga Grigja, pas protestës së kuksianëve në Kurbnesh.

Meqë taska e tunelit është e lartë dhe ata nuk e përballojnë dot, Grigja ka propozuar që Flamuri të përdorë autoritetin e tij, dhe të pajisë bërthamën e protestuesve kuksianë, me shtëpi në Sarandë, që të shmangin taksën dhe të shërbejnë si bërthamë protestash në gjithë vendin:

“I nderuar Muli.

Kam një propozim origjinal.

Kjo lufta për të kaluar pa lekë tek tuneli do zgjasë shumë.

Edhe pse një herë arritët t’i shkatërroni ato arkat e pagesave, kam frikë se beteja do vazhdojë.

Rruga më e mirë është të gjejmë një zgjidhje që banesat bosh të Sarandës, që janë ndërtuar pa kriter, t’u jepen kuksianëve që protestuan.

Ja p.sh, katër apartamentet e tua bëjnë shumë punë.

Plus dhe shumë të tjerë që i mbajnë kot aty.

Kështu, ata do të shmangin kalimin në tunel dhe të gjitha punët me Tiranën do t’i kenë pa taksë.

Nga ana tjetër, kam dëgjuar që Rama mund të bëjë me pagesë dhe rrugën Levan- Tepelenë.

Nëse ndodh kjo, atëhere i kemi të gatshëm përsëri për të shkatërruar kabinat që do vendosin aty.

Përmes këtij rasti kemi shansin të ndezim revoltën popullore nga veriu në jug, pasi me sa shoh, vetëm kuksianët mund ta bëjnë këtë.

Nëse arrijmë të krijojmë një trup shëtitëse kuksianësh që jetojnë dhe në very, dhe në jug, do ta kemi më të lehtë për të zgjuar valën e protestës në gjithë Shqipërinë.

Me këtë rast, dhe opozita del e nderuar, edhe puna e shtëpive të tua në Sarandë harrohet, pasi bëheni shumë kuksianë, dhe quheni vendalinj.

Po ashtu, dhe Luli shpëton nga kjo kriza brenda PD-së, pasi del në plan të parë taksa e pagesës tek tuneli.

Shqetësimi yt të enjte në Kuvend ishte se mos këtë demonstratën e organizonte Edi Rama.

Siç u pa në protest, ata ishin njerëz të PD-së, por ishin më shumë mbështetës të kritikëve të Lulit, prandaj nuk duhen mbajtur bashkë në një vend, por duhen shpërndarë.

Kjo do ta ndihmonte opozitën që ta shtrijë bërthamën e protestës në gjithë vendin.

Unë jam gati të jap kontributin tim, t’i shoqëroj protestuesit në çdo cep të vendit, me qëllim që Edi Rama të nxitet të vendosë tarifa të reja dhe ata të djegin arkat.

Vetëm kështu mund t’ia dalim.”

3 komente në “Grigja propozon që Flamuri t’u japë kuksianëve shtëpi në Sarandë”

  1. Rovi says:

    Eh mi kurv edhe ai kusheriri yt Karduku njesoj si ty me mesazhe turpi. Po cfar rrac e ndyr qe paskeni qen u shoft rraca juj e ndyr.

  2. Marsiani says:

    Tani ti Mero ke qenë qen i Saliut dhe tani je qen i Ramës .Je specia e qenit jo besnik.Për integritet bëhu qen i askujt por ti nuk rri dot pa padron.

  3. Artan says:

    Rrac kurvash kjo..edhe ai pedagogu pervers qe i dolen ato mesazhet e tmershme esht familja e ksaj baxhelles. Vesi del me shpirtin thon..vetem kur ti marr Zoti e ti coj ne ferr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje