Grigja mendon se Doktori nuk duhet lejuar të gabojë dy herë

30 Mars 2018, 19:26Antena TEMA

Në gjithë debatin mbi Lulin këto ditë në PD, opsionet për rolin e Doktorit janë që ai të caktojë një tjetër në vend të Lulit.

Kjo i dha shtysë Grigjës të bëjë një letër të hapur për gjithë ata që mendojnë se kjo punë zgjidhet përsëri nga Doktori:

“Të nderuar demokratë!

Një kor hijenash janë vërsulur këto kohë mbi kryetarin e partisë sonë dhe duan t’i shqyejnë dhe copën e fundit të mishit.

Në emër të dashurisë për Doktorin, ata po kërkojnë të rikthehet Doktori dhe të caktojë një kryetar të ri, pasi sipas tyre, Luli nuk doli gjë.

Kjo për mua është e papranueshme.

Nuk kam gjë me Doktorin, se e kam koleg, por nuk dua të pranoj se Doktorin e kemi shërbëtor në PD.

D.m.th Doktorin ta thërrasim për të na zgjidhur hallet.

Doktori është kolegu ynë, është i barabartë me ne dhe ka hallet e tij.

Ne kemi objektivat tona.

Të thërrasësh tani Doktorin për të na gjetur kryetar tjetër, është fyerje trefishe.

Është trefishe, pasi e para, na paraqet ne të paaftë, e dyta, paraqet Doktorin si njeri që gabon, dhe e treat, që i kemi dhënë atij rol të përjetshëm të na gjejë kryetarin.

Unë jam kundër kësaj gjëje.

Jam kundër, pasi mendoj që Luli po punon mirë, por dhe po të mos punoj mire, mund ta heqim, duke e gjetur vetë pasardhësin.

Ne kemi aq kuadro në gjirin tone, sa mund ta çojnë përpara projektin dhe vizionin e Lulit, të cilin nuk po mund ta vërë në jetë këto kohë.

Por do t’i vijë dita atij vizioni dhe ndaj duhet mbajtur gjallë.

Ne jemi të vetmit që mund ta mbajmë gjallë, ne që jemi bashkëpunëtorë të tij.

Pastaj kush na jep ne garanci që sipas këtyre që i kërkojnë Doktorit të gjejë një kryetar tjetër, Doktori nuk gabon përsëri.

Në psikologji ekziston një kazus i cili thotë se njeriu është i prirur të përsërisë gabimet e veta gjithë jetën.

Përshembull, një femër quhet tradhtare, jo se tradhëton një herë, por se e bën disa herë, quhet hajdute, jo se e bën një herë, por se e bën disa herë, quhet kriminele jo se shkel ligjin një herë, por disa herë.

Kështu është dhe puna e gabimeve në politikë.

Doktori është i prirur të gjejë sërish një njeri të gabuar, ndaj unë mendoj se ne duhet të vazhdojmë kështu me Lulin.

Doktorit nuk duhet t’i bëjmë gjëmën dhe ta njollosim duke gabuar dy herë.

Boll ka gabuar.

Mos ti biem më në qafë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje