Pas vendimit të Bashës për mosbindje civile, Grigja ka shumë paqartësi se si do të realizohet ajo.
Në një mesazh të saj mbështetës për Lulin me këtë rast, ajo shkruan:
“Ideja është interesante dhe joshëse, pasi performon në shkallën më të lartë refuzimn total ndaj një regjimi, por nga ana tjetër kërkon që dhe ne të jemi efiçentë në performancën tonë.
Nuk di a më kupton, por e kam fjalën tek problemet tona të brendshme.
Që mosbindja civile të organizohet, duhet që ne në radhë të parë të shuajmë mosbindjen civile brenda PD-së ndaj teje.
Kjo për mua është shumë e rëndësishme.
A do jemi ne në gjendje të bindim demokratët që të na binden ne?
Ky është një problem serioz.
Ajo që ndodhi me protestën e Kukësit na vuri në pozita të vështira, pasi protestuesit ishin njësoj si kundër nesh, dhe kundër Ramës.
Mond Spahon desh e rrahën demokratët në Kukës, si Tritan Shehun në Lushnjë më 97.
Tani kur ne themi mosbindje civile, ata që nuk të binden ty, mund të mos binden që të mos i binden qeverisë.
Kjo na e komplikon problemin.
Në këto kushte, unë mendoj se është mirë të shikojmë nëse mund të ngjallim një frymë pajtimi brenda nesh.
Së pari, duhet ta nisim me Kukësin.
Unë mendoj se me atë që ka bërë Flamuri, nuk duhet të shkojë më në Kukës, pasi nga mosbindje ndaj Ramës, do na kthehet në mosbindje ndaj teje.
Po ashtu, mendoj se Gonia nuk duhet të shkojë më në Vlorë, pasi nga mosbindja ndaj Ramës, do na kthehet në mosbindje ndaj teje.
Bylykbashi nuk duhet të shkojë më në Durrës, pasi nga mosbindje ndaj Ramës, do të na kthehet në mosbindje ndaj teje.
Djali i Fahriut të mos shkojë më në Pogradec, pasi do na kthehet po ashtu në mosbindje civile ndaj teje.
Genc Pollo të mos shkojë më në Fier, se nuk kuptohet se më kë është.
Vetëm Tritani është i pranueshëm të shkojë në Gjirokastër, pasi është i vetmi që nuk i mërzitet njeri.
Pra, duhet të bëhemi gati të bindim njëherë PD-në që të të bindet ty, pastaj ta bindim të mos i bindet shtetit.
Kam shumë shqetësim për këtë!”
[