Grigja shpjegon rrahjen e Strazos: Ishte provë gjenerale për mosbindjen civile!

3 Prill 2018, 18:16Antena TEMA

Pas bujës së madhe që ka bërë lajmi i rrahjes së Strazos nga Xhelali, Grigja ka dalë me shpejtësi për të sqaruar militantët e futur në konfuzion nga ky lajm:

“Të dashur demokratë!

E di që jeni shqetësuar nga lajmi se Xhelali rrahu Strazon në mbledhje të Kryesisë, por nuk është ashtu siç duket.

E gjitha është një ngjarje që ndodhi vërtet, por qëllimi nuk ka qenë rrahja e Strazos, por bërja e një prove gjenerale për mosbindjen civile.

Kryesia e PD ngarkoi Xhelalin që të qëllojë deputetin e parë socialist që do t’i dalë para.

Siç mund ta merrni me mend, mund të jetë Sadri Abazi, ndaj duhej dhe tullac ai që do bëhej testi.

Për të testuar se deri në çfarë mase mban drurin një deputet, që të mos i ngelet në dorë, na duhej ta provonim diku.

Për këtë, Strazo doli vullnetar.

-Unë kam përballu grushtet dhe rripin e Ben Ndokës, tha.

Provojeni mbi mua!

Gjesti ishte shumë prekës.

Shumë deputetë të PD u ndjenë në siklet nga sakrifica e tij, por ai nuk lejoi askënd tjetër për të bërë eksperiment.

-Provojeni tek mua burra, tha.

Më lini të vdes për Lulin.

Pse s’po ma jepni këtë shans!

Pas kësaj, filloi testi.

Xhelali në fillim e kapi për zverku, pastaj ja drejtoi fytyrën nga vetja dhe ja futi me grusht në turinj.

Pastaj dhe dy grushte të tjerë të fortë.

Strazua u lëkund, po nuk ra.

Atëhere ai i futi dhe një grusht të fortë në bark, dhe ai u dorëzua.

Nga vlerësimi paraprak që bëmë, rezulton se grushti i fundit ishte i tepërt, se ndoshta një deputet socialist nuk e mban dot, por Strazua e mban, ngaqë bën stërvitje.

E gjitha përfundoi me sukses dhe në paqe.

Luli përgëzoi të dy autorët e testit dhe i vlerësoi ata për sakrificën që po bëjnë për të testuar kufijtë e mosbindjes civile.

Nga nesër provat do të jenë në terren.

Le të shprehim mbështetjen tonë pa kufi për këta dy deputetë.

Mos u gënjeni nga fjalët që dëgjoni.

Ata që thonë se Xhelali ka rrahur Strazon, duan të rehabilitojnë Ben Ndokën dhe ta kthejnë në Kuvend, ose të dënojnë me burg Xhelalin.

Por as njëra dhe as tjetra nuk do ndodhë.

Strazua dhe Mziu janë vëllezër të një ideali në pozicione të ndryshme, njëri sipër, e tjetri poshtë.

E juaja, Grigja!”

3 komente në “Grigja shpjegon rrahjen e Strazos: Ishte provë gjenerale për mosbindjen civile!”

  1. ce says:

    Po Strazua do te ketë qene pa republikë ne koke dhe pa patllake se ndryshe gangsteri Mendjeziu nuk do guxonte ti afrohej. Me siguri neser ne proteste Strazua do jete ne rreshtin e pare me republike ne koke dhe patllake ne brez se ka hijen e rende dhe prej tij tremben dhe policet se ai i ngjan shumë shefit te policisë sekrete te Rajhut te trete Himlerit.

  2. Ballanca says:

    Une mendoj qe pas ketij testit te partise demokratike te mosbindjes civile ti moj GD duhet te theresesh ne ndihme Pango langon per tu kruar, se ja ke mare doren kesaj pune. Suksese Grigja, sa me shume salçiçe aq me shume adrenaline.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje