Grigja mediton me Salianusin për financimet e Soros

6 Prill 2018, 18:27Antena TEMA

Grigja reagoi e tronditur sot, kur u publikuan faktet se Luli, gratë e Lulit, dhe burri tjetër, ishin financur që kalamaj, nga Fondacioni “Soros”.

Edhe pse nuk i kishte pëlqyer qëndrimi I Lulit kur u pyet dikur vjet për Sorosin, sot e kuptoi sikletin e tij.

Ia dërgoi linkun Salianusit dhe pastaj i shkruajti:

-Këta qenkan të gjithë të Sorosit.

Dhe ti që kishe frikë se mos e merrnin vesh këta, që ne kemi qenë në disa projekte të Sorosit.

-E dija që kishin marrë para, tha Salianusi, por këtu është rasti të akuzojmë Sorosin, se ka mbuluar paratë e vërteta.

Duke i paguar nga 7400 dollarë, thjesht Sorosi ka shërbyer si mbulesë për të mos u kuptuar që këta pjesën tjetër të parave, e kanë pas nga piramidat.

Pra, Sorosi duhet akuzuar për mbulim të pastrimit të pareve. Ha ha ha, ja ktheu Salianusi, i lumtur për gjetjen e tij.

-Kjo nuk është për të qeshur.

Duhet të bëjmë diçka të ndihmojmë Lulin.

Të themi që ai i ka marrë që atëhere për të ndihmuar PD-në, tha Grigja.

-Këtë se themi dot, se na kërkojnë dhe interesat nga viti 1998.

I thonë 20 vjet.

Problemi është se ky Sorosi na del vizionar i rrallë.

Ka investuar 20 vjet më parë për kryetarin e PD, e ka çuar në shkollë, gruan po në shkollë, shoqen e ngushtë dhe burrin e saj po ashtu.

Këta çifutët qenkan të paparë.

-Sa inat më vjen që nuk kam qenë në Tiranë atëhere, tha Grigja .

Po të më kishin njohur mua ata të Fondacionit “Soros”, i kisha heq qafe të gjithë këta të tjerët.

U mora kot me ndërtues, se më thanë ka lekë ndërtimi.

Sorosi paska qenë minierë floriri.

-Nuk e di, por problemi më i madh nuk është se është financuar që kalama nga Sorosi.

Problemi është si dreqin ky Sorosi, nuk i stërvit dhe si të dalin nga situata.

Ky është një argument për të treguar që nuk është njeri i Sorosit.

Po të ishte i Sorosit, nuk do kapej, tha Salianusi.

-Pikërisht se nuk është i Sorosit, është kapur, tha Grigja.

Mua më e rëndë më duket që ky çdo gjë e ka njësoj si gruaja.

Gjimnazin si gruaja, me gruan, shkollën e latë si gruaja, me gruan, bursat po njësoj nga Sorosi, shokët po të njëjtë.

Këtyre vetëm seksi u ndryshon nga njëri- tjetri.

-Eh, psherëtiu thellë Salianusi. Kjo duhet parë.

1 komente në “Grigja mediton me Salianusin për financimet e Soros”

  1. gomari says:

    Grigja po ma dredh,Saljanusi para meje eshte nje mize moj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje