Grigja e shqetësuar për thyerjen e vezës nga Salianusi

8 Prill 2018, 21:13Antena TEMA

Sot në Ditën e Pashkës së Madhe, Grigja u takua me Salianusin për të shkëmbyer vezët e Pashkës. Grigja e kishte lyer në blu ndërsa Salianusi në jeshile. Sapo u ulën Grigja nxori vezën e përplasi me Salianusin dhe veza e Salianusit nuk u thye.

-Çfarë sinjali është ky kur nuk të thyhet veza,- tha Salianusi?

-Nuk është se kam shumë njohuri për ritet e Pashkës,- tha Grigja, por kur nuk i thyet veza një burri, tregon që është i fortë dhe burrëror. Por nga ana tjetër tregon që nuk të jep një çik shpirt.

-Epo mirë,- tha Salianusi se më hyri frika pasi takova Tritan Shehun në rrugë kur po vija dhe më tha se këtyre të LGBTI nuk u thyehet as veza sot. Dhe mu bë fiksim.

-E ke gabim tha Grigja. Kjo është një idiotësi. LGBTI janë seks brenda një gjinie. Kur ta trokasësh vezën me një mashkull, ajo tregon diçka, por jo me një femër. Me një femër tregon që ti je më i fortë se ajo, kurse ajo është më e brishtë.

-Dakord,- tha Salianusi. Po përpiqem të provoj me Lulin pastaj kur të shkoj në seli. Do përpiqem ta trokas në atë mënyrë që Lulit të mos i thyhet dhe të më thyet mua. Se ndoshta ja ka thënë dhe atij Tritani dhe po nuk ju thye atij, i bëhet fiksim.

-Ashtu bëj,- tha Grigja. Ta tregoj unë teknikën. Në momentin që e troket, godite me majë, ndërsa nëse do ta thyesh ktheje nga mesi. Mesi gjithmonë është i depërtueshëm, kurse maja është depërtuese dhe nuk thyhet.

-E kuptova,- tha Salianusi. Ashtu do bëj. Me Lulin ka rëndësi të mos i thyhet Lulit, po mua.

Pastaj do ta provoj dhe me të tjerët.

-Po,- i tha Grigja. Për shembull, kur ta trokasësh me Ristanin, përpiqu t’ia thyesh, se ai është i keq, kërkon gjithmonë të ta thyejë. Edhe kësaj Oriola Pampurit duhet t’ia thyesh me deomos. Megjithëse ajo më parë ka qenë pro LGBTI.

-Në rregull,- tha Salianusi. Do bëjmë ca prova bashkë para se t’i takoj. Po rëndësi ka Luli. Atij i duhet krijuar ideja që ma thyen vezën.

-Në finale duhet ta trokasësh dhe me atë Tritanin,- tha Grigja. Se ai është homofob. Por që ta hutosh në një dorë mbaj vezën në një dorë një presh. Ai sa të shikoj Preshin, do dorëzohet dhe ti ja thyen.

E rëndësishme është ta përdorësh këtë për të testuar kush është pro LGBTI e kush kundër dhe ta kesh parasysh në të ardhmen dhe për raporte personale.

-Më shpëtove,- i tha Salianusi, mbushi xhepat me vezë dhe u nis.

2 komente në “Grigja e shqetësuar për thyerjen e vezës nga Salianusi”

  1. kunji says:

    Nuk po e kuptoj se keta te dy rin njit parlament,njit ne kafe,nji neper lokale nate jane te martu apo vetem per tu pallu…..

  2. xoni says:

    GRIGJES I JANE THY VEZET QE KUR KA QENE 12 VJEC….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje