Grigja e suksesshme në uljen e qepenave

10 Prill 2018, 20:38Antena TEMA

Grigja sot ishte pjesë e protesës për uljen e qepenave të bizneseve të vogla.

Ajo ishte caktuar të inspektonte protestën në disa pika të Tiranës për të parë ecurinë e saj.

Pas kësaj, bëri një raport të shkurtër për Kunatin:

“Unë mendoj se protesta shkoi mirë.

Kudo që kaloja unë uleshin qepenat.

Dhe aty ku ato ishin hapur, sapo unë afrohesha, shikoja fytyrën e një qytetari që i bënte me shenja dikujt, pastaj dëgjohej një zhurmë e thatë, dhe kur unë arrija para dyqanit, qepeni ishte ulur.

U çudita se në disa pika më thanë që qytetarët kanë pas probleme me deputetët tanë.

Flamurin për shembull e kanë zbuar dhe i kanë thënë, “ik këtej se ti na e falimenton dyqanin më shumë se TVSH”.

Një tjetër i kishte thënë Aldo Bumçit, “haram qepët që të kam dhënë pa lekë”.

Ka pas incidente dhe në një rrugë ku ishte i dërguar Ben Ristani, pasi një qytetar i paska thënë, “Kjo TVSH e Ramës dhe rakia jote, na i thau xhepat”.

Por unë vet nuk e ndjeva këtë problem.

Kudo që shkoja uleshin qepenat dhe nuk shikoja këmbë njeriu para dyqaneve.

Këtë mund ta verifikosh dhe me deputetë të tjerë që ishin me mua, të cilët u çuditën nga kjo sjellje.”

Pasi lexoi raportin e Grigjës, Kunati u bë kurioz dhe pyeti si kishte ndodhur.

Të gjithë konfirmonin atë që thoshte Grigja.

Sa afrohej ajo, mbylleshin qepenat.

Mendoi për një moment se Grigja mund të ishte një talent i ekonomisë së PD-së dhe pyeti ish- deputetin Ruli, që i njeh financat.

-Si shpjegohet suksesi i Grigjës sot, i tha Kunati?

Kudo që afrohej ajo, dëgjoheshin disa pëshpërima dhe mbylleshin dyqanet.

-Ç’të të them unë biro, i tha Ruli.

Ti e di që shumica e shitësve të dyqaneve janë gra.

Sot kanë qenë dhe burrat aty për grevë.

Sa kanë parë Grigjën, gratë kanë ul qepenat që mos ta shikonin burrat, dhe i kanë mbyll burrat brenda sa ka kaluar.

Se vërtet ka TVSH, por ka dhe Grigjë që të bën gjëmën.

Ky është i vetmi shpjegim që kam.

1 komente në “Grigja e suksesshme në uljen e qepenave”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Si dikur me gazeta çiftet përgjoheshin nga Liqeni
    Diku nga pas dëgjohet një “Ahhh” psherëtimë
    si një akt seksual, gjithpërfshirës në kohën që themi
    dhe Grida përgjohet nga Qepenat me Vrimë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje