Grigja sot u përpoq të ruante staturën e saj serioze në Kuvend, edhe pse ju kërkua gjithë femrave të kontribuonin për futjen e miellit në sallë. Për herë të parë grupi i PD, kishte më pak femra të gatshme për të fshehur në vende intime sendet e luftës në Kuvend. Në legjislacionin e kaluar ishin së paku një 4 deputete që fusnin vezët ku t’ua kërkoje.
Por Grigja u mahnit sot nga depetutet femra të LSI që mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej “Edi Rama Dick”. Këto i mbanin në duar të vajza të reja të LSI dhe një djalë.
Por ndërkohë Salinusi i kërkoi në minutat e fundit që dhe ajo të fuste dy qese me miell brenda.
“Nuk e bëj dot,- i tha Grigja. Jam me ato. S’kam ku ta fus.
-Fute në gjoks se nuk e kuptojnë dot,- i tha Salianusi.
-Nuk e bëj dot,- i tha Grigja. Por jepua këtyre vajzave të LSI, se këto si kontrollon njeri.
Ashtu u bë.
Kur filloi protesta, dhe Muli me Çunin e Faros morën miellin në dorëzim, Grigja pa që dikush kishte futur dhe vezë.
Brenda pak minutash Muli mori qeset me miell dhe ja hodhi Ramës dhe Bushatit. Ndërkohë Çuni i Faros filloi të qëllojë me vezë, por meqë i hyri mielli në sy, qëlloi lart dhe vezët nuk zunë asnjë njeri.
Në moment vajzat e LSI nxorrën parrullat që kryesisht shanin Edi Ramën si Dick (K…)
Flamuri i cili po shkundte miellin që e kishte zbardhur dhe atë, pa parrullat në anglisht dhe pyeti Salianusin.
-Çfarë do të thotë “Dick”?
-Është shkurtimi i fjalës Sadik, – i tha Salinusi.
-Aha e kuptova tha Flamuri. Dmth Edi Rama nuk qenka djali i Kristaqit, por i Sadikut. Bravo vajza,-u tha Flamuri. Ta marr vesh gjithë Shqipëria që ai është djali i Sadikut. Bën dhe si amerikan pa le, i thotë Sadikut, “Dick”.
Dick – Sadik prej Kukesi. Satire.
Mero, na more ne qafe se jemi ne pune dhe nuk qeshim dot me ze te larte.
Ki njecike meshire dhe fale Grigjen se aq i mban kandari te shkretes.
Po ta krahasosh me Monen halabaken, Grigja duket zonje e rende se te pakten ka zjarr ne shpirt…
O mero ,nuk do ta lexoje gazeten tema sa kohe qe ti shkruan per prostin kaliber te PD.