Grigja e shqetësuar nga shpërthimi i hormoneve të burrave në PD

11 Prill 2018, 20:59Antena TEMA

Grigja sot vendosi të qajë hallet me Salianusin për një problem që ka të bëjë me shpërthimet që po ndodhin brenda PD, dita ditës lidhur me fjalorin seksual dhe videot pornografike.

Fillimisht ndau shqetësimin për Doktorin.

“Ai ka postuar prap një video pornografike. Dyshoj se po i bëhet mani. Rri gjithë ditën në zyrë gjen video porno dhe i poston. Ai ka nevojë për një përkujdesje femërore të qetësohet”, i shkruan Grigja, Salinusit.

“E pashë e pashë. Më duket se është në traditën e tij. E ka pas kuriozitet të madh seksin dhe mendon se është armë e fortë politike. Nuk e ndal dot, mos u mundo kot. Dhe po ti rrish zhveshur në zyrë, ai e ka mendjen se si mund të zhvishet një femër socialiste, ose si mund të pozojë një mashkull socialist. Nuk i duket normale që dhe demokratët mund të zhvishen. E di ves atë punë”, ja kthen Salianusi.

“Më duket se po bëhet modë .. Ja dhe Lymi i ishte turr Muç Nanos me fjalor thuajse pornografik. Kam frikë se po kalojmë nga një parti opozitare me PS në një parti opozitare me seksin. Do ishte e tmerrshme”, shkruan Grigja.

“Nuk besoj. Lymi ashtu e ka fjalorin. Po tani është pranverë, ndërrohet gjaku dhe natyrisht kanë shpërthimet e veta hormonet. Mua më pëlqen në fakt. E dëgjoj me endje”, ja ktheu Salianusi.

“Duhet të bëjmë diçka nesër në Kuvend që të mos fokusohemi tek këto çështje. Kam frikë se Doktori do dalë me ipad në dorë duke treguar atë të Shkodrës me brek para pasqyrës dhe këtë mësuesin e Fushë-Krujës dhe dikush do kujtohet të pastaj të nxjerrë videon tonë. Do jetë siklet i madh. Duhet të bëjmë diçka ndryshe”, shkruan Grigja.

“Më duket se nesër ka fituar teza e Strazos. Do shkojmë me parrulla në Kuvend kundër Edi Ramës. Nuk besoj se do merremi me videot porno. Por unë jam i idesë së më mire të bëjmë gallatë me fjalorin e Lymit e videot e Doktorit, se sa me parrullat e Strazos.”

“Nuk di çtë them, por më jam në siklet. Ka një shpërthim të pakontrolluar hormonesh nga burrat e PD, këta sikur s’kanë parë femra me sy. Duhet bërë diçka në këtë drejtim”, tha Grigja.

Ça të them unë,- ja ktheu Salinusi. Muç Nano thotë më mire të ketë politikanë gay se politikanë si Lymi. Kurse unë them më mirë të ketë politikanë gay  se sa si Strazo. Pasi si gay, të paktën të përkëdhelin, kurse si Strazo të rrahin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje