Ndryshimet e sotme në statut e kanë bërë Grigjën me krahë.
Salla e mbledhjes nuk i ishte dukur kurrë më e bukur se sot.
Shumë kolegë të saj mungonin, përfshi dhe Doktorin, dhe kjo ja lehtësonte punën.
Luli filloi të lexojë ndryshimet në statut dhe salla i votoi duke ngritur dorën.
Gjithçka mori fund.
Tani Lulit nuk çfarë i bën as Doktori.
E gëzuar, i çoi një sms Salianusit.
-Më në fund shpëtuam nga këto hijenat që dukej sikur mezi prisnin të na zbonin.
-Të kisha premtuar që do të jepja pak shpirt.
Ky është shpirti që të kisha premtuar, i tha Salianusi.
-Duhet ta festojmë, i tha Grigja.
Së paku t’ua prishim gjakun deri në fund.
Kjo është dita kur ata duhet ta kuptojnë që nuk kanë më punë të rrinë nëpër këmbë.
-U gëzova shumë që nuk erdhi ai plaku.
Mendova se do dilte para Lulit me celular ta filmonte kur të lexonte nenet e statutit.
Shyqyr që nuk erdhi, se do bëhej situatë jo serioze.
-Dhe të mendosh që ai do të na sjellë Bujar Nishanin kryetar.
Këtij të paktën si punon shumë truri, po duart e këmbët i ka në rregull.
-Këtu është problemi, tha Salianusi.
Tani duhet t’u tregojmë vendin. Ndryshe nuk ec puna.
-Unë mendoj se Luli tani është njësoj si Edi.
E vetmja gjë që duhet t’i sajojmë është një femër që e ka dashur, por ky nuk ja ka varur.
Po mendoj kush mund ta bëjë këtë rol.
T’i themi kësaj Laurës, se me këtë rast merr hak dhe me Ornelën, të motrën.
-Jo, se duhet moshatare, tha Salianusi.
Dhe moshatare ai vetëm Gitën ka.
-Jo, se pastaj nxehet ai plaku, na bën gjëmën.
-Të caktojmë këtë Albana Vokshin?
-Jo, se mërzitet Luli, se ajo e Ramës ishte e bukur, kurse ajo duket si shitëse djathi.
-Atëhere ta mendojmë me qetësi, tha Salianusi.
Të sajojmë ndonjë nga Holanda, se atë mund të themi që është e madhe e se njeh njeri.
-Dakord, po duhet bërë kujdes, se këto labet të heqin qafe, se e marrin seriozisht.
-Në të dy rastet dalim të fituar, tha Grigja, rëndësi ka ta bëjmë.
Duhet festuar me një gjë ky statut.
Grigjen e kenaq vetem une se e ……