Grigja shpjegon mërzitjen e opozitarëve me hapjen e negociatave

16 Prill 2018, 21:00Antena TEMA

Pas lajmit se Shqipëria do të marrë rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave, Grigja pati një komunikim me Salianusin për shqetësimet që janë ngjallur në gjirin e opozitës.

-Doktori mu duk i mërzitur sot, tha Grigja.

Edhe Karmina mu duk e tronditur, se kishte postuar se si bënte ëmbëlsira për Zenin me tepsi të vjetër, për t’u treguar që është e varfër.

-Doktori ka të drejtë, tha Salianusi.

Nuk e hoqi dot këtë Romanën para negociatave.

Edhe protestuesit i mbetën në burg.

Shpresën e vetme e kishte tek mielli, por dhe Flamuri kishte marrë miell serb dhe qe i skaduar, nuk bëri efekt.

Kurse Karmina nuk besoj se e bën që të duket e varfër, por do t’i tregojë Sadies që dhe kjo di të bëjë ëmbëlsira.

-Ua, më bëri shumë përshtypje dhe Turi.

Dhe ai kishte goditur Lulin për këta që mbahen në burg.

-Lere atë, se ai se ka për kuksianët, e ka për kunatin që ja kanë marrë brenda për “Rrugën e Elbasanit”.

-Ua, po kjo Sonila qe bërë vrer fare.

Ajo çfarë pati?

-Ajo s’ka faj.

U ka premtuar ky Beketi që do t’u japë rrogat e prapambetura, dhe mendon se po hymë në BE, nuk merr dot më rroga në cash.

-Kot dhe ajo. Në cash i kemi marr gjithë jetën.

Po Luli si doli sot në Berlin?

-Mirë, më tha Kunati.

Ai gjermani i Laurës do vijë në javën e parë të majit, do bëjë një deklaratë ku të thotë janë dhe pesë kushte të tjera që do t’i vëmë Shqipërisë.

Dhe pastaj do hedhim miell prapë në parlament.

-Po Tit Vasilin e dëgjove? Ai thotë që nuk ka për të qenë rekomandim pozitiv, por negativ.

-Ah po, Titi është doktor dhe flet në gjuhën e mjekësisë.

Kur bën analizat në mjekësi dhe kur të thonë që je pozitiv, do të thotë që je sëmurë, kur të thonë negativ, je mirë.

Titi thotë do jetë negative në kuptimin e mjekësisë, d.m.th që nuk kemi ndonjë sëmundje.

-Ua, s’më kishte shkuar mendja, tha Grigja.

Kjo qenka origjinale.

Kot nuk e bëjmë dhe ne kështu, se dhe ne doktor e kemi të parin dhe flasim me dy kuptime.

2 komente në “Grigja shpjegon mërzitjen e opozitarëve me hapjen e negociatave”

  1. raul says:

    Me shume nga te gjithë eshte mërzitur Baxhella se i mbaroi dhe misioni i partckes se saj me ketë rast kjo particke te shkoje ne koshin e plehrave se ne BE do na fuse Edi Rama dhe jo particka e shoreve dhe goreve,,,

  2. ce says:

    Valle a eshte gëzuar Strazua, gangsteri Muli,Paloqja, kejdi dhembcakallja, baxhella, floida shpifarakja, Titi vasiliqiu, , se besoj ata po vajtojne daljen nga skena politike te çizmepartickes me turp, sepse nuk beri asgjë per integrimin por per te mbushur thasët e drejtoreve qe gjenden sot prapa hekurave,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje