Grigja e shqetësuar nga pamjet në celularin e Doktorit!

19 Prill 2018, 19:54Antena TEMA

Sot Doktori në parlament vendosi të bënte kameramanin. Më në fund ai kishte zbuluar se si filmohet në celular dhe vendosi ta provojë.

Ndezi celularn, ju afrua Tahirit duke e filmuar me shpresë se ai do ta qëllonte, pastaj u kthye në vend pasi nuk ndodhi gjë. Por nuk dinte të fikte celularin dhe për 20 minuta deri sa doli jashtë celulari vazhdoi filmonte. Skenën e fundit që filmoi ishte ajo e Tabakut duke u rrëzuar nga shkallët.

Pasi nuk po e fikte dot, ja dha telefonin Grigjës ta fikte dhe të nxirrte videon që i duhej.

Grigja filloi të shikojë videon. U përpoq të gjente sherrin me Tahirin, por në fakt Doktori e kishte shtypur nga selfia dhe në vend të Tahirit kishte filmuar veten e vet. Pastaj dëgjohej zëri Aldo Bumçit që i thoshte: “Doktor e ke nga vetja”, dhe ai e ndërron dhe filmon Tahirin.

Pastaj kishte mbajtur telefonin në dorë kur ishte ulur në karrige dhe Grigja shikonte herë pas here pamje të tij mes këmbëve, pastaj këmbë meshkujsh, këmbë femrash të filmuara, pastaj rrotullohej kamera përsëri meskëmbëve të tij. U përpoq të kuptonte kujt i përkisnin këmbët por vetëm tek rasti që Doktori e mbante mes këmbëve ishte e qartë.

Diku në sfond njohu dhe këmbët e saj.

-Qyqja na paska filmuar nga poshtë të gjithëve,- tha me vete dhe filloi ti fshinte.

Pastaj dëgjohej Doktori që i thoshte dikujt: -Si doli, si doli, e pe, …Pastaj dëgjohej zëri i Klevisit që thoshte: Po ku e rrun Doktorit për Saimirin. .

Në një moment kamera kishte kapur Grigjën që thoshte me vete “Ky ka rrjedhur fare”!

Grigja  fshiu me shpejtësi e trembur me shpresë që Doktori nuk e kishte dëgjuar.

Pastaj vazhdonte videoja e fokusuar tek vithet e Tabakut për tre minuta. Pastaj rrëzimi i Tabakut dhe kamera kalonte në pamje delikate. Dëgjohej zëri i Doktorit, “Syri i keq, ka ku shikon”.

Nga pamjet dukej që Doktori ishte syri i keq se kamera ishte fokusuar tek Jorida.

Vazhdonte dhe pak dhe dëgjohej prap në sfond zëri i Aldo Bumçit: Ah sikur të kishim Flamurin sot dhe të mbante kamerën, pa ta shikonte Saimir Tahiri.

Pasi e kontrolloi të gjithë Grigja shkëputi vetëm një minutë nga sherri me Tahririn dhe pjesën tjetër e fshiu komplet.

-Hë i tha Doktori. Si kam filmuar? Pse dhe kaq pak?

-Pak ke filmuar,- i tha Grigja, vetëm sherrin me Tahirin, pjesën tjetër e ke mbajtur telefonin në mes të këmbëve dhe janë pamje të papërdorëshme.

-Ashtu, tha Doktori…Dakord, …mirë , shiko…lere…në mes të këmbëve the ..dakord nuk bën.

 

 

2 komente në “Grigja e shqetësuar nga pamjet në celularin e Doktorit!”

  1. Ari says:

    Kembet e grigjes sikur ka mbjell spinoq.. me i fjal kemb katunareje…duket qe esht rrac kurvash. Ja shtremroi me shum Salianusi.

  2. Almagja Baze says:

    Grigja duhet te jete Almagja
    dava prostigja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje