Pas disa debateve në shtyp për veshjen e fundit të Salianusit dhe faktit që ai arriti të tërheqë vëmendjen me nallanet e tij, Grigja ka bërë një përshkrim të tij dhe ka gjetur disa pika të ngjashme me Ramën:
“Të dashur demokratë dhe ju që sulmoni Salianusin.
E di që jam e fundit që duhet ta bëj këtë gjë, pasi kjo nënkupton një veprim instiktiv të nxitur nga koshienca e një njeriu që e përjeton çdo gjë që e ndjen të afërt, por unë po e bëj.
Veshja e çuditshme e Salianusit, nuk është një rastësi.
Ai ka një instikt të fortë për të kuptuar suksesin e një politikani, dhe ka kuptuar se në pikën më të suksesshme të jetës së tij politike, Edi Rama mbahet mend më shumë për veshjen, se sa për teza politike.
Në fitoren e vitit 2017, të gjithë komentonin çitjanet e Ramës, dhe jo idetë e tij.
Këtë Salianusi e ka kuptuar shumë mirë dhe në këtë pikë ai po imiton ekzaktësisht Edi Ramën.
Kjo e bën atë më interesant brenda PD, por dhe një konkurrent serioz për të ardhmen, si pasardhës i Lulit.
Edhe Rama kështu filloi të vishej kur ishte Fatos Nano, dhe askush nuk besonte se do bëhej një ditë i madh, por ja që u bë.
E dyta, dhe që këtë e kam dhe personale, Salianusi ngjan me Ramën dhe në jetën private.
Përveç divorceve, unë po ashtu nuk kam turp ta them se ai nuk më ka dhuruar mua asnjë çikë shpirt.
Në këtë pikë ngjan me Ramën.
Ashtu si ai nuk i pat dhuruar një çikë shpirt Ornelës, dhe Salianusi nuk më ka dhuruar mua as një çikë shpirt.
Dhe kjo është tipar i njerëzve të mëdhenj, që kërkojnë dashuri të mëdha.
E treta, që e bën Salianusin të ngjashëm me Ramën, është dhe përdorimi i fjalëve të pista.
Siç e keni vënë re, Salianusi herë pas here bën gjeste në Kuvend, nxjerr gishtin e mesit, apo shan me fjalë të pista.
Dhe këtë e ka nga adhurimi për Ramën.
Por e gjithë kjo duhet marrë si pozitive.
Është mirë të kemi një udhëheqës që e adhuron Ramën, pasi ka motiv për të ardhur në pushtet.
Për këtë duhet ta vlerësojmë Salianusin”
Si nuk lodhesh o mero, lere kete putanen dhe mos ja ze emrin se nuk e shohim dot, megjith ate salianus gein , ai mund d te zevendesoje vetem cobanin e derave ten stalla edit ,ta kam thene,ose mund ta CONI ne elbasan per rikuperim, se eshte konsumuar…..