Pas kritereve të reja për në kryesinë e PD, superdhëndërri u nxor më në fund jashtë bashkë me Flamurin. Kjo është goditja e dytë që Luli i ka dhënë Superdhëndërrit, pas nxjerrjes nga lista e deputetëve.
Pas kësaj Grigja është shumë konfuze për të ardhmen e tij në PD.
Duke biseduar për këtë çështje me Salianusin ajo i shkruan:
-Mu duk shumë i guximshëm Luli këtë radhë?
-E ke gabim,- i tha Salianusi. Ai po teston Doktorin sa mban. Po qe se Doktori nuk i thotë gjë, atëhere e kemi fituar betejën, pasi Doktori kërkon vetëm të sigurojë veten e vet. Po qe se nuk ia fal, atëhere duhet ndryshuar taktikë.
-Çfarë mund të bëjë ai kolegu jonë tani,- tha Grigja. Ne e futëm në statut.
-Po ja mund të kërkojë që në vend të dhëndërrit të hyjë vajza. Pastaj do jetë më keq. Pasi do na bëhen dy Sali në PD.
-Po ajo akoma nuk është anëtare e forumeve?
-As ne nuk ishim para dy vjetësh, por tani jemi në kryesi. Nuk është ai problemi. Problem është si do ta përjetojë ai.
-Po si mund t’i thotë merr vajzën?
-E lehtë fare. Del një ditë e thotë: “Sikurse e dini, vajza ime është anëtare e kryesisë së PD”. Kush do dalë të thotë që nuk është. Sikur kemi lista ne. Po thamë nuk është, do na hapë letrat.
-Po si mund t’ia bëjmë, -tha Grigja.
-Në këtë rast duhet vepruar si tek ajo barcaleta me kryetarët e strehimit dikur,- tha Salianusi. Ishte njëri që kërkonte zgjerim çdo javë në Komitet. Një ditë kryetari i Komitetit, e thirri në zyrë dhe i tha: “Tani jemi pak ngusht. Do ta lëshosh atë dhomën që ke dhe pas një muaji do marrësh një apartament të madh. Hallexhiu e lëshoi. Pas kësaj kryetari nuk e priste më. Ai shkonte çdo ditë tek Komiteti e kërkonte shtëpinë.
Më në fund kryetari,- i tha. Shiko, merre prap atë që kishe se do flasim.
Pasi hyri brenda pas një jave e takon prap kryetari.
-Hë si dukesh? – i tha.
-Jam shumë mirë,- i tha. Më në fund kam shtëpinë time. Boll e kam nuk dua tjetër.
-Domethënë ti thua që kjo situatë mund të kalojë pa problem, nëse e rikthen dikur prap Superdhëndërin?
-Patjetër që s’ka problem. I vetmi problem është se e ka hequr bashkë me Flamurin dhe Flamuri mendon që Superdhëndërri është më budalla se ai, kurse ai mendon se Flamuri është më budalla. Kurse me statut në fakt janë njësoj.
Shiko kta dy dashnoret kurvar dhe kupton cfar esht PD.
Obobooooooo.Ku ka mbetur PD me putanat e homoot mjaf o mero u more me ta ,Jane humusi I shoqerise, mos ja u permend emrat te lutem.