Grigjës i është ngarkuar një detyrë e vështirë. Këtë javë Luli i ka kërkuar të bëjë një deklaratë kundër oligarkëve në vend, të cilët kanë qenë me PD dhe tani janë me Ramën.
-Duhet të investigosh vetë, -i tha Luli dhe të gjesh arsyet përse të gjithë ata që ishin me ne, tani janë me Ramën.
Dhe Grigja i hyri punës.
Çdo ditë paradite dhe pasdite shetit në bulevard para kryeministrisë dhe nga rruga anash për të parë kush hyn e del në Kryeministri.
Tronditjen e parë e pësoi nga Sandri.
Ndërsa ishte duke shetitur në bulevard, ajo u ndesh me një skenë që nuk u besoi syve. Sandri i cili mbante në vend të parë të makinës së tij Blushin, hynë në Kryeministri nga dera ku hyn Kryeministri, dhe trau u hap automatikisht.
-Si është e mundur mendoi me vete? Ne kur shkonim tek Doktori na mbanin dhe celularët poshtë tek dera, kurse ky hyn tek Rama nga hyrja e Ramës.
Fillimisht mendoi që meqë ka vite të tëra që hynë nga ajo derë, me siguri që rojet e shikojnë nga larg dhe e hapin se e dinë makinë të tyre.
Por prap kishte dyshimet e veta.
Pastaj në pasdite pa prap Sandrin me një oligark që hynë po nga ajo hyrje, por jo me makinën e Sandrit.
Grigja filloi të mendonte përsëri se çfarë kishte ndodhur.
Të pasnesërmen, Grigja pa sërish Sandrin që hyri po nga ajo hyrje, dhe dera u hap që larg.
E vënë në siklet nga detyra që i dha Luli, ajo u interesua të kuptonte se çfarë bisedash kishte bërë Sandri me Blushin me Ramën.
Sandri i kishte preznatuar Blushin.
-Ja ku e ketë sherrxhiun, tani zgjidhini vetë punët si do ta bëni shtypin se unë kam ca halle të mija.
-Çfarë halli ke,-e kishte pyetur Rama?
-Po ja këtë Bayy-passin e Vlorës dhe Fierit, e dua prap se unë e kam pasur dhe herën e shkuar. Mos ja q.. robt dëgjon ata të BERZH po ma jep mua prap
-Mirë do ta shikojmë,- i tha Rama.
-Dhe këtë rrugën që është në bregdet në Lezhë dua të ma bësh shpejt, se më ngeli ai fshati pa ndërtuar aty. Tallet Doktori me mua sa here më takon. Unë të dhashë 70 hektarë thotë, ky i gjati nuk të bën dot një rrugë.
-Dakord do mundohem,- i tha Rama.
Pastaj kishin folur dhe për nja dy rrugë të tjera.
-Po ti kishe ndonjë gjë, e pyeti Rama, Blushin?
-Jo, jo i tha Blushi. Unë merrem me lajme, rrugët i bën Sandri.
Pas gjithë këtij dialogu që ja treguan Grigjës, ajo i shkruajti Salianusit?
-Kam një javë që ruaj kryeministrin dhe shikoj që gjithë këta miqtë e Doktorit hyjnë tek Rama nga kjo dera private dhe i kërkojnë Ramës të njëjtat gjëra që i kanë kërkuar Doktorit. Si e shpjegon ti?
-Me siguri Rama nuk do ketë ndryshuar kodin e hyrjes për të parë kush kanë qenë miqtë e Doktorit,- tha Salianusi. Pastaj i ka lezetuar muhabeti dhe ua ka lënë çipat. Dhe po hyre nga ajo derë lekë do kërkosh. Zyra e ankesave është nga porta tjetër.
Grida i shkruan Salianusit: “Kam nje jave qe po ia rruaj kryeministrit”!
O Mero ti je zagar, vetem nje gje eshte e sigurte qe Amerika dhe Evropa mbeshtesin ate qe vjedh me pak dhe nderton me shume.