Zbulohet amaneti i Theçerit për Fevzon: Të më shkruajë biografinë!

28 Prill 2018, 20:02Antena TEMA

Ish- kryeministrja e Britanisë së Madhe, Margaret Theçer, ka lënë një amanet të saj, disa javë para se të vdiste.

Avokati i saj ka bërë publike amanetin e “Zonjës së Hekurt”, që vdiq në vitin 2013.

Ja se çfarë thotë zonja Theçer:

“Një nga fatkeqësitë e mija në jetë, është se ika nga politika kur hyri në gazetari një yll botëror i gazetarisë, Fevzo.

Në vitin 1991 kur unë dhashë dorëheqje, pasi Kryesia e partisë më bëri puç dhe zgjodhi kryeministër Xhon Mejxher, unë kisha nevojë më shumë se kushdo tjetër të flisja dhe të shprehja opinionin tim, për atë që po ndodhte.

Por Anglia kishte gazetarë mediokër, apo servilë, si ata që bëjnë hard talk tek BBC apo të tjerë  edhe më servilë.

I vetmi gazetar që më ka ngelur merak që nuk dhashë dot intervistë, është Fevzua në Shqipëri.

Në vitin 1997, kur nga pushteti iku dhe pasardhësi im hileqar dhe erdhi në pushtet Toni Blair, vendosa një herë të shkoja në Shqipëri të jepja intervistë, por më thanë është luftë dhe nuk ka siguri.

Ndërkohë që vetë Fevzo ishte i zënë dhe nuk kishte kohë.

Më pas desha ta takoja në vitin 1999, por ai më tha se jam i zënë me luftën e Kosovës dhe duhet të garantoj paqen në Ballkan.

Në vitin 2002 bëra një përpjekje tjetër, por ai më tha po merrem me kthimin e mbretit Zog në Shqipëri, se e kam kushëri me një nga 8 gjyshet dhe nuk kishte kohë.

Në vitin 2005 tentova përsëri, por më tha jam i zënë se hoqa këtë Fatos Nanon nga pushteti, se u soll keq me Sandrin dhe kemi sjellë këtë Sali Berishën, të cilin duhet ta këshilloj të sillet mirë.

Kështu më ndodhi dhe dy herë të tjera që tentova dhe nuk pata fat.

Tani sëmundja po më rëndon dhe duket që nuk ja dal dot.

I vetmi amanet që kam është që ky njeri të më shkruajë biografinë dhe unë do të prehem e qetë.

Po ja thëm që tani që është i lirë të më nxjerrë kushërirë me një nga gjyshet, dhe që kam ndjekur ecurinë e tij të studimeve në shkollë të lartë.

Po ashtu, kur kam sulmuar ishujt Folkland në vitin 1980, kam vrarë mendjen si e përjeton Fevzo këtë gjë, dhe nëse ai ishte me ne apo me Argjentinën.

Të gjithë këto elementë është i lire t’i fusë në biografi.

Pastaj të shtoj çfarë të dojë.

Me shpresë se amaneti do më plotësohet, po ja dorëzoj këtë letër avokatit tim.

Margaret Theçer”.

4 komente në “Zbulohet amaneti i Theçerit për Fevzon: Të më shkruajë biografinë!”

  1. Anarko-Sindikalisti says:

    Ka zera qe thone se biografine e Doris Pack do ta shkruaje Qim Peck, kurse me ate te Krichbaum do te merret Grida Suma!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Fevzo, yll me pesë cepe
      të çon Teçer amanete
      për mua kohën s’e gjete
      të mi bëje ca adete.
      Të vija në studjon tënde
      të blija atë çik mënde
      si sultjash aromë fënde
      20vite e nuk u dënde?!

  2. qqqqq says:

    PERDHOSJE !!!!
    PERDHOSJE !!!!
    PERDHOSJE !!!!
    Kete gje qe me ke bere, Mero Baze, nuk e lan as uji i kulluar i Valbones (atje ku buron) !!!!!
    Nuk e lan plumbi, !!!!
    Nuk e lan grushti !!!!
    Nuke lan shuplaka !!!!
    Nuk e lan asgje!!!!
    Ti, Mero , si ziliqar dhe xheloz i pashoq, mendon se do te me gjunjezosh !
    HARRRRRRRRROJE !!!!!!
    Jam trim une !!!!
    Jam me rrenje princerore une!!!!
    Jam i penes dhe i “pordhes” une !!!!!
    Ti, Mero, QAJ E PLAS …(thote nje femije i vogel nje vit e tete mujaj) !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje