Karmina, nostaligjike për logon e "Mjaft"

30 Prill 2018, 18:26Antena TEMA

Karmina ka postuar sot një logo të lëvizjes “Mjaft” në kohën që drejtohej nga lali Eri, dhe i ka kujtuar atij se është gati të rinisë një fushatë të re me logon “Mjaft”, kundër vrasjes së qenve.

Dhe më poshtë Karmina shpjegon arsyet e saj personale:

“Ndjeshmëria ime për qentë vjen nga Rex.

Në fillim unë i doja të gjitha kafshët që gjeta në shtëpi, pesë macet, qenin dhe kalin.

Por ju e dini se çfarë ndodhi.

Ajo erdhi mori në fillim tre macet, pastaj erdhi si e çmendur mori kalin vetëm se unë kisha postuar një foto me kalin.

Pastaj në udhëtimin tjetër mori dhe dy macet e tjera.

I vetmi që më ka mbetur është qeni.

Kjo më ka bërë të reflektoj fort për këtë kafshë besnike dhe jam kategorisht kundër vrasjes së tyre.

Përfytyroni sikur dhe Rex të kishte mbetur rrugëve, ose ajo të na e kishte marrë dhe ta linte rrugëve?

Do ishte e tmerrshme të na e vrisnin.

Ndaj sot po i kujtoj lali Erit logon e “Mjaft” dhe betimin tim se do dal në rrugë përsëri me logon e “Mjaft”.

Unë kam qenë një aktiviste e hershme e “Mjaft” dhe më pëlqente të protestoja apo të shkoja në party-t e tyre.

Për herë të fundit me këtë logo, kam dalë dhjetë vjet më parë, kur nuk njihesha me Zenin, pasi më thanë se janë vrarë 26 vetë në Gërdec nga një shpërthim.

Prej atëhere nuk kam protestuar më me këtë logo.

Në fakt nuk kisha kohë.

U njoha me Zenin dhe ju përkushtova modës.

Më pas doli dhe Instagrami dhe jam shumë bizzi me këto ftesat në hotele me shtatë yje.

Së fundmi kam pas dhe suksese në karrierën si modele.

Por sapo u ktheva në Tiranë u trishtova, pasi më thanë se këtu janë vrarë disa qen rrugësh.

Dhe sipas të dhënave të mija, janë vrarë më shumë se 26 qenë, dhe ne heshtim akoma.

Kjo gjë më tronditi shumë.

Ndaj kam vendosur t’i kujtoj lali Erit, se jam gati ta përdor sërisht logon e tij, kundër tij këtë radhë”.

2 komente në “Karmina, nostaligjike për logon e “Mjaft””

  1. Rrumpalla says:

    Ke parë ti, që pas njohjes me shkërdhenin më ka hypur një sukses i paparë, dhe të gjithë mundohen kush e kush të ma lypin, pakë ndihmë intelektuale, se si mirë mbahet një blog (Sepse siç e dini unë jam blogere), gjithashtu se si mund të udhëtosh në të gjithë botën, ku më presin me pije të dedikuar vetëm për mu. Ke parë ti se sa largohem unë me shkërdhenin të gjithë ata që bien në dashuri me punën time, pinë heroinë nga ajo që bëjnë pazar me shkërdhenin dhe kryejnë vetëvrasje (o me overdozë ose më plumb kokës).

  2. Anonim says:

    Po ty nuk te hane qent….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje