Opozita bëri problem të madh faktin që Ministria e Arsimit kërkonte numrin e kartës së identitetit të një prej prindërve, për të komunikuar me ta në rast problemesh me nxënësit.
Opozita e kundërshtoi ashpër këtë, duke thënë se ishte shkelje e të drejtave për të dhënat personale dhe se qeveria e bënte këtë, për të mbledhur informacion për qëllime elektorale.
Qeveria u mbrojt duke thënë se është thjeshtë procedurë për të mbajtur kontakt me prindërit.
Pas kësaj, ndërhyri Grigja me një propozim të ndërmjetëm:
“Të dashur demokratë!
E kuptoj që ky debati për kartën e identitetit të një prej prindërve është pak problematik dhe krijon paranoja për qëllime elektorale.
Por unë në theb nuk jam kundër nismës së ministres Nikolla.
Është mirë ta dimë se çfarë prindërish kanë fëmijët dhe kush janë ata.
Për këtë është e domosdoshme që ne të komunikojmë me ta, por mendoj që ID, pra karta e identitetit, nuk na thotë shumë gjëra.
Unë kam një propozim të ndërmjetëm, që të bashkoj opozitën dhe pozitën.
Unë mendoj se ne duhet t’u kërkojmë një prej prindërve numrin e kartës së kreditit dhe nga ajo kuptojmë shumë gjëra.
Mbi të gjitha, kuptojmë se si duhet të sillemi me nxënësit.”
Sapo u bë publik propozimi i Girgjës, Ministria e Arsimit tërhoqi menjëherë projektin e saj dhe ra dakord me opozitën që të mos ketë fare gjëra të tilla.
Se mos esht nënë kjo superkurva qe flliqi femijen e vet.
undefined